Sport

Njihuni me “Angela Merkel-in” e futbollit, kundërshtari i Laçit në Europa League drejtohet nga një femër

2 Shtator 2020, 16:37 Nga DOSJA
Njihuni me “Angela Merkel-in” e futbollit, kundërshtari i

IZRAEL-Ekipi izraelit Hapoel Ber Sheva i detyrohet shumë pronares së saj, Alona Barkat. Ajo është një nga femrat më të pakta në botën e futbollit, mund të përmendin drejtoren ekzekutive të Chelseat Marina Granovskaia, me nofkën “zonja e hekurt”, por edhe Margarita Louis-Dreyfus e cila mori pronësinë e klubit Francez Olympique de Marseille nga burri i saj i ndjerë në 2009 por u dorëzua dhe shiti aksionet në vitin 2016.

Në vitin 2007, Barkat u bë gruaja e parë që bleu një klub profesionist falë edhe mbështetjes së bashkëshortit të saj Eli Barkat, një biznesmen në fushën e teknologjisë. Ajo e pranon se dinte pak ose aspak për lojën në atë kohë. Para se Alona Barkat të merrte aksionet e klubit, Hapoel Ber Sheva luante në Kategorinë e Dytë, në një stadium të rrënuar dhe shumë larg lavdisë së viteve 1970.

Në vitin 2009 ekipi u rikthye në Ligën e Parë dhe në 2016-tën fitoi titullin e parë nën drejtimin e saj. Ekipi izraelit do të luajë ndaj Laçit në raundin e dytë kualifikues të Europa League. Gati 4 vite më parë kur Hapoel Ber Sheva mposhti Interin në “San Siro”, tabloidi i famshëm gjerman “Bild” e pagëzoi me emrin “Angela Merkel e futbollit”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alona barkal hapoel beer sheva izrael laçi alona barkal hapoel beer sheva izrael laçi

Sondazh

Poll

Sport 2 Shtator 2020, 11:51

TORINO-Juventus ka ndaluar “gjuetinë” për sulmuesin e Romës, Edin Dzeko dhe të gjithë forcat i ka hedhur për Luis Suarez. “El Pistolero” ka gjetur akordin me Ju...