Sport

Kombëtarja niset drejt Minskut me mungesa, ja lojtarët që nuk mundën të jenë pjesë e grupimit

2 Shtator 2020, 16:21 Nga DOSJA
Kombëtarja niset drejt Minskut me mungesa, ja lojtarët që nuk

TIRANË- Kombëtarja Shqiptare është nisur pak minuta më parë drejt Minskut, për përballjen e ditës së premtë kundër Bjellorusisë në sfidën e parë të vlefshmë për Ligën e Kampionëve. Ekipi kuq e zi janë shprehur optimistë për rezultatin e ndeshjes, edhe pse kanë mungesa të shumta në e skuadër.

Përveç katër lojtarëve që diheshin se do të mungonin si Kumbulla, Broja, Lenjani dhe Kamberi ditën e sotme janë shtuar edhe tre mungesa të tjera për shkak të dëmtimeve. Kryesisht bëhet fjalë për Memollën, Ismajlin dhe Ramadanin duke e çuar numrin e mungesave në 7.

Ndërsa FSHF, nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare ka ndarë më ndjekësit momentin kur stafi dhe futbollistët kuqezi, hipin në avion për të fluturuar drejt Minskut.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ekipi kuqezi kombetarja e shqiperise ekipi kuqezi kombetarja e shqiperise

Sondazh

Poll

Sport 2 Shtator 2020, 11:51

TORINO-Juventus ka ndaluar “gjuetinë” për sulmuesin e Romës, Edin Dzeko dhe të gjithë forcat i ka hedhur për Luis Suarez. “El Pistolero” ka gjetur akordin me Ju...