Politike

“Nuk fiton dot zgjedhjet pa krimin”/Gjata: Rama sfidon ambasadoren e SHBA, krah për krah ME deputetin e larguar nga dekrimi

3 Shtator 2020, 14:02 Nga DOSJA
“Nuk fiton dot zgjedhjet pa krimin”/Gjata: Rama sfidon ambasadoren e

TIRANE- Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama, se po sfidon “ultimatumin” e ambasadores amerikane, Yuri Kim, e cila iu bëri thirrje krerëve të partive politike që të mbajnë përgjegjësi për kandidatët për deputetët në zgjedhjet e vitit 2021. Në një reagim në rrjetet sociale, sekretari për Çështjen Ligjore në PD, Çlirim Gjata, ka publikuar një fotografi të kryeministrit Edi Rama i cili ndodhej ditën e sotme në Vlorë së bashku me ish-deputetin e larguar nga dekriminalizimi, Shkëlqim Selami.

Gjata thotë se Rama ka zgjedhur ti injorojë paralajmërimet e Kim, dhe të qëndrojë krah ish-politikanëve që kanë lidhje me krimin e organizuar.

Sekretari i PD-së ka publikuar 3 foto aty ku shihet qartë Rama në praninë e Selamit. Në tej ai shkruan se Rama është peng i krimit e se nëse nuk largohet nga pushteti nuk do mund të çlirohet kurrë nga krimi i organizuar dhe korrupsioni. Selamit iu hoq 4 vite më parë mandati nga KQZ, pasi rezultoi se kishte fshehur një dënim për trafik droge në Itali. 

DENONCIMI I PLOTË I PD:

STATUSI I PLOTË I SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET LIGJORE, ÇLIRIM GJATA

Edi Rama e ka të pamundur të ndahet nga bashkëpunimi me njerëzit e inkriminuar, pavarësisht presionit ndërkombëtar për tu ndarë prej tyre.  Shefi i Rilindjes u shfaq sot në Vlorë gjatë një përurimi në krah me ish-deputetin e larguar nga politika me vendim të KQZ si pjesëmarrës në organizata kriminale, Shkelqim Selami.

Duke u shfaqur krah Selamit, Rama sfidoi publikisht sot ambasadoren e SHBA, Yuri Kim e cila vetëm dy ditë më parë ju dërgoi një letër partive kryesore shqiptare, që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme në lidhje me pastërtinë e figurës se kandidatëve të tyren. 

Një paralajmërim të tillë Ambasada Amerikane e ka bërë edhe më parë, por gjithmonë Edi Rama e ka injoruar, sepse ai e ka të qartë se pa mbështetjen e krimit të organizuar nuk fiton kurrë zgjedhjet. Edi Rama është peng i krimit dhe pa largimin e tij politika nuk mund të çlirohet nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.

 

(A.B;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasadorja e shba clirim gjata edi rama shkelqim selami ambasadorja e shba clirim gjata edi rama shkelqim selami

Sondazh

Poll

Politike 3 Shtator 2020, 10:14

ELBASAN– Shtyhet për në datën 11 shtator Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste. E parashikuar për më datë 4, duket se i ka gjetur socialistët të papërga...