Politike

100-vjetori i Luftës së Vlorës, Rama i “jep” fjalën Metës: S’ka marrëveshje për detin pa miratimin e pr

3 Shtator 2020, 08:15 Nga DOSJA
100-vjetori i Luftës së Vlorës, Rama i “jep”

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nuk do të ketë një marrëveshje për detin me qeverinë greke, pa miratimin e presidentit Ilir Meta. Kreu i qeverisë sqaroi se është presidenti ai që firmos marrëveshjen. Sipas tij, të gjithë këtë ngatërresë e solli një deklaratë e ish-presidentit grek.

“Nuk mund të ketë një marrëveshje për detin me Greqinë pa miratimin e presidentit Meta. Është presidenti ai i cili firmos marrëveshjen dhe më pas presidenti ka mundësinë ta dërgojë dhe apelojë në Gjykatën Kushtetuese. Një deklaratë ngatërresë e ish-presidentit grek ka bërë që e gjithë situata të ngatërrohet por në këtë situatë nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk mund të bëhet asgjë pa miratimin e presidentit dhe kushdo që i ha këto gjëra është thjesht trupeshk.” tha Rama, nga ceremonia e zhvilluar për 100-vjetorin e Luftës Kombëtare të Vlorës, ku morën pjesë edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe presidenti Ilir Meta. 

Me tone humori, Rama tha se nuk i ka shtrënguar duart me kreun e shtetit, për shkak të COVID-19.  “Nuk ka pasur shtrëngim duarsh mes meje dhe presidentit Meta sepse s’na i lejon covidi”, tha Rama.

Sqarimi i kryeministrit Edi Rama për çështjen e detit vjen pas një debati tejet të ndezur që pasoi fundin e muajit gusht në Shqipëri. Qeveria greke njoftoi se do të zgjerohej me me 12 milje në Perëndim të Detit Jon, dhe për këtë do të vijë në Shqipëri edhe ministri i Jashtëm, Nikos Dendias. 12 miljet që do të merren nga Greqia, i përkasin ujërave të përbashkëta dhe jo atyre territoriale. Në zbatim të Konventës së Montego Bayt, Greqia, ashtu si çdo vend, ka të drejtë të zgjerohet me 12 milje në ujërat e përbashkëta. Shqipëria zgjerimin me 12 milje e ka realizuar që në vitin 1990. Por, sërish ky lajm është hasur në paqartësi në Shqipëri, për shkak edhe të konfuzionit për një marrëveshje për kufirin detar, (që mungon), mes dy vendeve. 

(j.v;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama greqia merr 12 milje nga deti jon marreveshja per detin edi rama greqia merr 12 milje nga deti jon marreveshja per detin

Sondazh

Poll