Listat e hapura, ende pezull/ Opozita është në pritje të PS për reformën zgjedhore
Në zgjedhjet parlamentare te vitit 2021, për herë të parë shqiptarët do të votojnë jo vetëm për partinë, por edhe për kandidatin e tyre të preferuar për deputet...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka shprehur urimet e tij për 3 shtatorin, dita e 100-vjetorit të Luftës Kombëtare të Vlorës. Nëpërmjet një postimi në Facebook, presidenti i vendit thekson se 3 shtatori është dita që jetësoi pavarësinëe Shqipërisë dhe për këtë arsye duhet të shpallet festë kombëtare.
“Ndaj çdo 3 Shtator dhe çdo 28 Nëntor çdo shqiptar kudo ndodhet, ndihet edhe vlonjat, sepse këtu në Vlorë u bë historia, këtu u ngrit Flamuri Kuq e Zi, këtu u nënshkrua liria, këtu u jetësua Pavarësia dhe kjo ndodhi me gjakun e bijve më të mirë të kësaj toke. 3 shtatori duhet shpallur FESTË KOMBËTARE! “, shprehet Presidenti.
Reagimi i plotë:
GËZUAR 3 SHTATORIN, DITËN MADHËSHTORE QË JETËSOI PAVARËSINË E SHQIPËRISË! Sot, 100 vjet më parë, populli shqiptar i bashkuar në Luftën Kombëtare të Vlorës u dha fundin e merituar projekteve për shpërbërjen e Shqipërisë, duke hedhur në det pushtuesit dhe i dalë zot vendit, pas muajsh luftimesh heroike.
“Nuk qe vetëm nderi dhe shpëtimi i Vlorës por qe nderi dhe shpëtimi i tërë Shqipërisë”.
Mirënjohje të gjithë luftëtarëve të lirisë, kapedanëve që komanduan, mjekëve që shëruan plagët, atyre që hartuan ultimatumin dhe atyre që e zbatuan atë me gjakun e tyre, në mbrojtje të fitoreve të Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit e që dëshmuan se Zot i kësaj toke janë vetëm shqiptarët. Nderim veprës heroike, sakrificave sublime dhe kujtimit frymëzues të atdhetarëve, të cilët shkruan epopenë e lavdishme të Luftës së Vlorës!
Ndaj çdo 3 Shtator dhe çdo 28 Nëntor çdo shqiptar kudo ndodhet, ndihet edhe vlonjat, sepse këtu në Vlorë u bë historia, këtu u ngrit Flamuri Kuq e Zi, këtu u nënshkrua liria, këtu u jetësua Pavarësia dhe kjo ndodhi me gjakun e bijve më të mirë të kësaj toke. 3 shtatori duhet shpallur FESTË KOMBËTARE!
Një ditë më parë u organizua edhe ceremonia solemne për 100-Vjetorin e Luftës Kombëtare të Vlorës. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, prefekti i Vlorës Flamur Mamaj. I ftuar ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por për arsye që nuk dihen, ai nuk shkoi.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Në zgjedhjet parlamentare te vitit 2021, për herë të parë shqiptarët do të votojnë jo vetëm për partinë, por edhe për kandidatin e tyre të preferuar për deputet...
VLORË- Kryetari u Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mbajti një fjalë përshëndetësië në 100-vjetorin e Liftës Kombëtare të Vlorës, ceremoni e cila u zhvillua...
TIRANË– Pacienti që mori vendimin drastik për t’u vetëflijuar mbrëmjen e sotme, teksa u hodh nga kati i katër i spitalit “Shefqet Ndroqi”, është Hasan Mira...
VLORË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta u shpreh nga Vlora se Zot i këtij vendi dhe sovraniteti në këtë tokë i përket vetëm popullit shqiptar. Në ceremon...
VLORË– Pamjet që po shikoni vijnë ngë Vlora, ku dhe u organizuar 100-vjetori i Luftës Kombëtare të Vlorës. Siç shihet dhe në pamje, Presidenti...
VLORË– Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Luftën e Vlorës, si një nga më të veçantat në historinë e përbotshme të luftërave për nga përfundimi i sa...
VLORË– Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar ndjesë kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Teksa mbante fjalën në ceremoninë solemne të organizuar për 100...
VLORË– Ceremonia solemne në kuadër të kremtimit të 100-vjetorit të Luftës së Vlorës është zhvilluar mbrëmjen e sotme në Vlorë, në “Sheshin e Flamurit”. Të ...
TIRANË– Zv/kryeministri Erion Braçe ka akuzuar ashpër Presidentin Ilir Meta dhe kryeopozitarin Lulzim Basha se po kontaktojnë me njerëz të bot...
TIRANË– Igli Gjelishti, shënjestra e Partisë Demokratike për ditët e fundit, ka reaguar sërish pas deklaratës së Endri Hasës, se pronari i Web & Develo...