Politike

Hapja e shkollave në kohë COVID-i, Rama “qan” hall nga Vlora: Hajde shpjegoja Zahos pse mos ta takojë shokun

3 Shtator 2020, 09:48 Nga DOSJA
Hapja e shkollave në kohë COVID-i, Rama “qan” hall nga

VLORË– Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër rikonstruktimin e një shkollë në Vlorë, duke dhënë edhe porositë e fundit për të gjithë drejtuesit e institucioneve arsimore në një kohë kur do të rihapen dyert e shkollave në një kohë pandemie.

Në fjalën e tij, Rama mori shembullin e djalit të tij të vogël, Zahos duke treguar se ishte e vështirë për të që ta këshillonte ndryshe nga çfarë kishte bërë deri më tani.

Ky vit shkollor ka sfida. Është situatë shumë e vështirë. Fëmijët mund të jenë më pak të rrezikuar, por janë transmetues. Hajde shpjegoja Zahos se pse nuk duhet të takohet me shokun. Se pse duhet t’i rrish shokut larg, e pse duhet të lash duart vazhdimisht. Është shumë e vështirë. Ndërkohë që i kemi mësuar ndryshe; përqafoje shokun,”-u shpreh Rama nga Vlora.

Dyert e shkollave do të hapen më 14 shtator, ndërkohë që në procesi mësimor ka nisur për nxënësit e klasave 1-5, të cilët nuk kanë pasur mundësi ta ndjekin mësimin online.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rihapja e shkollave ne shtator edi rama rihapja e shkollave ne shtator

Sondazh

Poll