Politike

Ndryshime në qeveri 7 muaj para zgjedhjeve, ish-ministri i PS pro, Beqaj: Është normale, fushata elektorale defakto ka nisur

3 Shtator 2020, 12:16 Nga DOSJA
Ndryshime në qeveri 7 muaj para zgjedhjeve, ish-ministri i PS pro, Beqaj:

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj nuk përjashton mundësinë e ndryshimeve në qeveri, edhe pse kanë mbetur 7 muaj deri në datën e mundshme të zhvillimit të zgjedhjeve. I ftuar në studion RTSH 24, Beqaj tha se ndryshimi është dicka normale.

“Ne e kemi pranuar prej kohësh që propozimet për ndryshime të jenë ekskluzivitet i Kryeministrit. Nuk e përjashtoj, por nuk kam asnjë informacion se çfarë ka në këndvështrimin e tij Kryeministri. Me rëndësi është fakti që në këtë periudhë na duhet që të përshtasim ne si mazhorancë qeverisëse marrëdhëniet me Qeverinë, me procesin e miratimit të ligjeve dhe të përgatitemi për t’iu përshtatur fushatës së re elektorale, që është edhe me lista të hapura, në situatën e Covid”, deklaroi ai.

Megjithatë, ish-ministri i Shëndetësisë nënkupton se ndryshimet në këtë periudhë, pak muaj nga zgjedhjet dhe koha që ato do të kërkojnë për t’u familjarizuar mund të shtojnë sfidat e administratës publike.

“Për mua janë dy momente. Janë 7 muaj realë para fushatës. Do të kishte edhe kohën e vet të adaptimit të ndryshimit që mund të krijonte problemet e veta qoftë në funksion të mbylljes së vitit, Së dyti, përshtatja me normalitetin e ri do të krijojë edhe ajo problemet e veta. Megjithatë, në një botë që ndryshon, ndryshimi është konstant. Pra, në kushtet ku gjithçka po ndryshon prej Covid-it s’ka pse të përjashtohet edhe ndryshimi i një grupi qeverisës”, u shpreh Beqaj.

Socialistët janë në një valë ndryshimesh që nisi qysh pardje në mbledhjen e grupit parlamentar ku u vu re mënjanimi i ministrit Sandër Lleshaj, Vangjush Dakos dhe ministres Belinda Balluku. Balluku është një nga emrat që pritet të shkarkohet e para, ndërkohë që të tjera ndryshime përfliten. Rama mbledh sot kryebashkiakët, ndërsa ndryshimet pritet që të zyrtarizohen në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir beqja ndryshimet në qeverinë rama ilir beqja ndryshimet në qeverinë rama

Sondazh

Poll

Politike 3 Shtator 2020, 10:14

ELBASAN– Shtyhet për në datën 11 shtator Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste. E parashikuar për më datë 4, duket se i ka gjetur socialistët të papërga...