Vetëvrasjet tek Shefqet Ndroqi, PD akuza qeverisë, Spahia: Të dy spitalet COVID janë pa psikologë, s’keni marrë asnjë m
TIRANË– Partia Demokratike pyet qeverinë shqiptare pas dy vetëvrasjeve në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Në një reagim në rrjetet sociale, ish-deputeti Bardh Spahia thotë se spitali ende nuk ka reaguar, në një kohë kur në 3 javë është përsëritur e njëjta ngjarje. Spahia thotë se Drejtori i spitalit e ministria e shëndetësisë duhet të mendonin për situatën e pacientëve dhe të merrnin masat përkatëse për të trajtuar anën psikologjike të pacientëve, ndërsa shton se të dy spitalet COVID 1 e 2, nuk kanë psikolog.
REAGIMI I PLOTË I BARDH SPAHISË:
EDHE SA PACIENTE ME COVID-19 DUHET TE VETVRITEN QE QEVERIA TE REAGOJE?
Ende nuk ka një reagim nga spitali “Shefqet Ndroqi“ për 65 vjecarin me Covid-19, që i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit! Rasti i dytë në më pak se tre javë, duhet të sjellë një impenjim serioz të autoriteteve dhe një plan konkret për të trajtuar, edhe një rëndim të gjendjes psikologjike për shkak të izolimit e vështirësisë së sëmundjes! Me probleme paraprake apo jo, fakt është që një 29 vjecar dhe një 65 vjecar zgjodhën t’i japin fund jetës, në vend të kurimit mjekësor! Drejtori i spitalit e ministria e shëndetësisë duhet të mendonin për situatën e pacientëve dhe të merrnin masat përkatëse për të trajtuar anën psikologjike të pacientëve! Asnjëri nga dy spitalet Covid nuk ka psikolog! Kjo situatë nuk mund të anashkalohet me justifikimin, se pacientët që i dhanë fund jetës kishin probleme paraprakisht! Kujdesi për shëndetin mendor ndaj pacientëve të tillë ka munguar krejtësisht! Edhe sa pacientë me Covid-19 duhet të humbin jetën që qeveria të reagojë duke marrë masa konkrete?
Dy vetëvrasjet në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ajo e Xhino Koçës dhe Hasan Mirës kanë tronditur opinionin publik. Për këto ngjarje të rënda, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet, ku janë caktuar dy prokurorë të cilët kanë marrë në pyetje mjekët që kuruan viktimat dhe familjarët e tyre. Po kështu organi i hetimit ka marrë nga spitali edhe kartelat e dy viktimave, pasi po hetohet edhe mënyra se si ata janë trajtuar.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Hapja e shkollave në kohë COVID-i, Rama “qan” hall nga Vlora: Hajde shpjegoja Zahos pse mos ta takojë shokun
VLORË– Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër rikonstruktimin e një shkollë në Vlorë, duke dhënë edhe porositë e fundit për të gjithë drejtuesit e in...
Rama “respekton” Metën në Vlorë/ Kryeministri del i pari, por më pas ndërron mendje (MOMENTET PIKANTE)
VLORË- Një ditë më parë në qytetin bregdetar u organizua ceremonia solemne për 100-Vjetorin e Luftës Kombëtare të Vlorës. Të pranishëm në këtë ceremoni ish...
‘E pashë Ndrekën me atë mushamanë e zezë, çfarë aktori!’/ Rama kujton “legjendën” e filmit shqiptar, kthehet pas
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kujtuar ditën e sotme aktorin e njohur shqiptare, Ndrek Luca. Me anë të një postimi në Facebook, Rama tregon momenti...
100-vjetori i Luftës së Vlorës, Rama i “jep” fjalën Metës: S’ka marrëveshje për detin pa miratimin e pr
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nuk do të ketë një marrëveshje për detin me qeverinë greke, pa miratimin e presidentit Ilir Meta. Kreu i qeverisë...
100-vjetori i Luftës së Vlorës/ Presidenti Meta: 3 shtatori duhet shpallur festë kombëtare, jetësoi pavarësinë e Shqipë
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka shprehur urimet e tij për 3 shtatorin, dita e 100-vjetorit të Luftës Kombëtare të Vlorës. Nëpërmjet një postimi në Facebook...
Listat e hapura, ende pezull/ Opozita është në pritje të PS për reformën zgjedhore
Në zgjedhjet parlamentare te vitit 2021, për herë të parë shqiptarët do të votojnë jo vetëm për partinë, por edhe për kandidatin e tyre të preferuar për deputet...
Ruçi nga Vlora: Lufta Kombëtare e vulosi fitoren e parlamentarizmit që u themelua në Lushnje
VLORË- Kryetari u Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mbajti një fjalë përshëndetësië në 100-vjetorin e Liftës Kombëtare të Vlorës, ceremoni e cila u zhvillua...
Identifikohet pacienti që u vetëhodh nga spitali “Shefqet Ndroqi”, viktima ishte vjehrri i ish-deputetit socialist Gjetan
TIRANË– Pacienti që mori vendimin drastik për t’u vetëflijuar mbrëmjen e sotme, teksa u hodh nga kati i katër i spitalit “Shefqet Ndroqi”, është Hasan Mira...
Ceremonia në Vlorë, Meta: Zot i këtij vendi dhe sovraniteti në këtë tokë i përket vetëm popullit shqiptar
VLORË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta u shpreh nga Vlora se Zot i këtij vendi dhe sovraniteti në këtë tokë i përket vetëm popullit shqiptar. Në ceremon...