Aktualitet

Riarrestimi i Kreshnik Tushës, DËSHMITË ‘fundosin’ të riun/ Fijet që nuk lidhen, në duar kishte shenja baruti ndërsa

3 Shtator 2020, 11:56 Nga DOSJA
Riarrestimi i Kreshnik Tushës, DËSHMITË ‘fundosin’

TIRANË– Kreshnik Tusha, vetëm 20 vjeç, është përfshirë sërish tek të dyshuarit kryesorë në vrasjen e dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji brenda hotelit “A&A”. I riu, i cili u ri-arrestua pak kohë më parë akuzohet se është anëtar i grupit që kreu vrasjen e dyfishtë të 30 majit. Ishin dëshmitë kontradiktore të të riut, ishin ato që e fundosën duke e çuar sërish pas hekurave.

Gazetari Elton Qyno shkruan se ka dyshime të forta që dhe Tusha ka qënë pjesë e grupit që kreu vrasjen e dyfshitë, duke shpjeguar kështu edhe plagën e plumbit në këmbën e tij, e cila dyshohet se ka dalë nga arma tip “Glock” e Bujar Likës. I vetmi që u kundërpërgjigj në momentin kur grupi u fut në hollin e hotelit duke qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi dy biznesmenët.

Pas një muaj në liri, Tusha është kthyer sërish në pranga me vendim të gjykatës së Apelit Tiranë, pasi për të kanë dalë në dritë prova të reja. Trupa gjykuese e përbërë nga Ridvan Hado, Asim Voshkin dhe Maria Qirjazin janë dyshues lidhur me faktin se në dorën e majtë të Kreshnik Tushës janë gjetur shenja të barutit të armës.

“…nga ekspertimi i faktorëve plotësues të qitjes, në dorën e djathtë të Kreshnik Tusha, janë evidentuar faktorë plotësues të qitjes dhe ende nuk është sqaruar mekanizmi i formimit të këtyre faktorëve në dorën e këtij të dyshuari…”, thuhet në dosjen e akuzës.

Një tjetër pikë kyçe që ka “fundosur” të riun është fakti që ai pretendon se është qëlluar brenda makinës së Ermal Lekës, por makina e tij e fundit s’ka asnjë dëmtim. Tusha pretendon se është qëlluar me armë zjarri pistoletë, nga një distancë prej 20 metra, por çuditërisht nuk ka parë autorët se kush ishin dhe me çfarë makine janë larguar.

“…personi nën hetim Kreshnik Tusha, nuk jep shpjegime të vërteta mbi mënyrën e ndodhjes së ngjarjes, ku ai ka mbetur i plagosur dhe autorët e saj. Kreshnik Tusha, pretendon të jetë plagosur gjatë kohës që ishte në automjet me Ermal Lekën. Ndërkohë që nga këqyrja e makinës së Ermal Leka, nuk është gjetur asnjë gjurmë, që ta lidhë me veprën penale, të tillë si dëmtimi i automjetit nga qitja me armë zjarri…”.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja automatiku model 56, e vërtetuar kjo edhe nga thëniet e shokut të Kreshnik Tushës, Ermal Leka, i cili ka deklaruar se personat që kanë qëlluar ishin me automatik dhe para se të godisnin thirrën “…Policia e Shtetit….”.

Pritet që të gjitha këto dyshime të sqarohen gjatë hetimeve të mëtejshme që po kryen prokuroria e Laçit, lidhur me dy ngjarjet e ndodhura në zonën e Kurbinit në 30 maj 2020. Tjetër detaj dyshues është fakti që edhe Eduart Lamaj, është plagosur në të njëjtën mënyrë si edhe Kreshnik Tusha.

Deri më tani për ngjarjen janë prangosur Kreshnik Tusha, Eduard Lamaj, Ilir Xhepa, ndërsa penalisht janë ndjekur dy mjekët Viktor Marku dhe Besim Lama. Këta të fundit në këmbim të parave vendosën që të operonin Lamajn, të cilit i ishte infektuar këmba nga plumbi. Po ashtu Lamaj ka pranuar vetë se ka qënë ai që ka qëlluar me armë brenda hotelit, duke shtuar pikëpyetjet mbi rolin e Tushës. Ndëkohë që ende në kërkim janë Elson (Oltion), Alija (Vlashi) si dhe Klaudio Perkola, djali i një efektivi policie në Laç, Gjovalin Perkola.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kreshnik tusha vrasja në laç kreshnik tusha vrasja në laç

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shtator 2020, 11:49

TIRANË– Dy persona kanë kapërcyer kordonin e Policisë, i cili rrethon spitalin COVID 2 për të shkuar pranë familjarëve të tyre. Pas vetëvrasjes së një paci...