Sport

Një “tulipan” për mesfushën e Barcelonës, Koeman merr nga Liverpool futbollistin holandez

2 Shtator 2020, 15:48 Nga DOSJA
Një “tulipan” për mesfushën e Barcelonës, Koeman

LIVERPOOL– Te skuadra e Barcelonës më shumë po përflitet sa i përket largimit të lojtarëve. Sa i përket hyrjes në merkato, trajneri i ri Ronald Koeman, ka vendosur si prioritet transferimin e mesfushorit të Liverpool Georginio Wijnaldum. Lajmin e jep e përditshmja holandeze “De Telegraaf”, që pretendon se tani është arritur marrëveshja mes palëve.

Wijnaldum pritet të transferohet në “Camp Nou” pas javës së parë të shtatorit dhe të nënshkruajë për 3 sezone me Barcelonën, ndërsa me të, De Jong dhe Pjanic, trajneri Koeman synon të formojë treshen titullare të mesfushës.

Nga ana tjetër marrëveshja mes Barcelonës dhe Liverpoolit për mesfushorin 30-vjeçar, raportohet të jetë arritur për një shifër prej 15 milionë eurosh, që mund të shkojë deri në 20 bashkë me bonuset.Wijnaldum luan te Liverpool prej 4 sezonesh dhe është një titullar i padiskutueshëm për formacionin e Klopp, teksa numëron plot 187 ndeshje dhe 19 gola, por në rolin e tij trajneri gjerman po përpiqet të afrojë Thiago Alcantarën.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona georginio wijnaldum koeman barcelona georginio wijnaldum koeman

Sondazh

Poll

Sport 2 Shtator 2020, 11:51

TORINO-Juventus ka ndaluar “gjuetinë” për sulmuesin e Romës, Edin Dzeko dhe të gjithë forcat i ka hedhur për Luis Suarez. “El Pistolero” ka gjetur akordin me Ju...