Art&Argëtim

Sezoni i fundit i “Casa de Papel”/ Regjisori jep detaje çfarë të prisni nga fundi i serialit, fansat bëjnë parashikime:

3 Shtator 2020, 10:44 Nga DOSJA
Sezoni i fundit i “Casa de Papel”/ Regjisori jep detaje

SPANJË– “Casa de Papel” është seriali që ka bërë pas vetes mijëra fansa, të cilët kanë “admiruar” grabitjet e bëra nga grupi i veshur me maskën e piktorit Salvator Dali. Seriali filloi të transmetohej në kanalin spanjoll “Antena 3”, dhe kur u vendos që të ndërpritej, u ble nga kompania Netflix duke e kthyer kthyer serialin në një “hit” ndërkombëtar.

Duke marrë kaq shumë vëmendje, Netflix edhe pse kishte parashikuar që të xhironte vetëm sezonin e tretë, e financoi prodhimin deri në të pestin. Regjisori Alex Pina foli për sezonin e fundit të “Casa de Papel” duke u shprehur se kishin punuar për më shumë se një vit për të pasur një fund perfekt.

“Kemi kaluar më shumë se një vit duke menduar sesi ta shpërndajmë grupin. Si ta “lidhim” profesorin, si të vendosim personazhet në situata të pakthyeshme për shumë personazhe,”-u shpreh ai.

Pina gjithashtu la të kuptohet se në sezonin e 5-të të “Money Heist” do të ndërmerret edhe një veprim ekstrem dhe lufta do të përshkallëzohet.

Spoilers – Parashikohet fundi shkatërrues i “La Casa de Papel”

Në sezonin e fundit, Lisbona (Itziar Ituño) u shfaq duke hyrë në Bankën e Spanjës pasi Nairobi (Alba Flores) vdiq. Qëllimi i saj është të ndihmojë grupin në përfundimin e grabitjes, teksa “El Professor” ndodhej diku tjetër.

“Express” raportoi se sezoni 5 i “Money Heist” do të ketë më shumë vdekje të anëtarëve të grupit, madje fansat parashikojnë që të paktën (Miguel Herran) dhe Palermo (Rodrigo de la Serna) do të vdesin pas Nairobit.

Por nuk janë thjesht fjalë, pasi fansat e serialit kanë argumentuar edhe arsyet përse. Për Palermo, ata shprehen se për shkak të gjaknxehtësisë së tij do të bëjë gabime që do sjellin vrasjen e tij. Madje ata parashikojnë se mund të bëjnë gabime që mund të sjellin shumë probleme edhe për grupin.

Nga ana tjetër, meqenëse Rio ka PTSD (Çrregullim të Stresit Post Traumatik), kjo sëmundje mund ta vrasë atë.  Sezoni i 5-të i “Money Heist” është vendosur të rikthehet në vitin 2021 duke u transmetuar për fansat për herë të fundit.

Marrë nga Econotimes.com

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete casa de papel sezoni i peste tek “casa de papel” casa de papel sezoni i peste tek “casa de papel”

Sondazh

Poll