Art&Argëtim

AUDIO PIKANTE/Një foshnjë që qan….kush është vizitori i vogël që ndërhyri në fjalimin e kryeministrit Rama në Vlorë

2 Shtator 2020, 18:12 Nga DOSJA
AUDIO PIKANTE/Një foshnjë që qan….kush është

VLORË– Kryeministri Edi Rama ngriti peshë sot qytetarët e Vlorës, teksa mbante fjalën në ceremonisë solemne të 100-vjetorit të Luftës Kombëtare të Vlorës. Ndërkohë që Rama fliste, në sfondin e videos, dëgjohet herë pas here një e qarë fëmije.

Nuk dihet se kush ka marrë foshnjën me vete në ‘Sheshin e Flamurit”, aty ku u organizua edhe ceremonia. Vallë, kush të jetë ky vizitor i vogël që ndërhyri në fjalimin e kryeministrit?

Ndërkohë sot është organizuar ceremonia solemne për 100-Vjetorin e Luftës Kombëtare të Vlorës. Të pranishëm janë Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, prefekti i Vlorës Flamur Mamaj. I ftuar ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por për arsye që nuk dihen, nuk ka shkuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale ceremonia e 100-vjetorit te luftes se vlores edi rama ceremonia e 100-vjetorit te luftes se vlores edi rama

Sondazh

Poll