Art&Argëtim

I dërgon një buqetë me lule të bardha, Katy Perry emocionohet nga dhurata e këngëtares së famshme: Të dua Beyonce

2 Shtator 2020, 17:41 Nga DOSJA
I dërgon një buqetë me lule të bardha, Katy Perry

SHBA– Këngëtarja me famë botërore, Beyonce i ka bërë një dhuratë shumë të veçantë këngëtares Katy Perry pas lindjes së vajzës.

Kjo është  bërë publike nga vet Perry e cika përmes një fotoje në rrjetet sociale ka treguar dhuratën që Beyonce i ka bërë asaj. Këngëtarja e njohur i ka dhuruar koleges së saj një buqetë me lule të bardha dhe një pusullë, ku në të shkruan: Urime për anëtaren e re në familjen tuaj! – Beyonce.

Siç duket Katy i ka pëlyer shumë ky gjest nga ana e Beyonces ku krahas fotos që ka publikuar ka shkruar: Të dua Beyonce.

Katy Perry dhe partneri i saj, Orlando Bloom u bënë prindër për herë të parë vetëm pak ditë më parë, me vajzën e tyre të cilën  e pagëzuan me emrin Daisy Dove. Çifti e konfirmoi lajmin për UNICEF, organizatën për të cilën ata shërbejnë si ambasadorë bamirësie.

Ne jemi kaq të lumtur nga ardhja në jetë e vajzës tonë. Gjithashtu ne e dimë që jemi me fat, pasi jo të gjithë mund të kenë një eksperiencë lindjeje kaq paqësore sa ishte e jona.“-thanë përë UNICEF.

Katy dhe Orlando u fejuan në shkurt të vitit 2019 pas lidhjes disa vjeçare, ndërsa në fund të muajit mars ata konfirmuan se po presin fëmijën e tyre të parë së bashku.

Burimi: METRO 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz katy perry katy perry

Sondazh

Poll