Art&Argëtim

Avni Delvina ironizon ish-komandatin e burgut të Shkodrës. I riu që hodhi bustin tregon takimin me të, e përgëzon

2 Shtator 2020, 11:54 Nga DOSJA
Avni Delvina ironizon ish-komandatin e burgut të Shkodrës. I riu

TIRANE-Piktori i njohur Avni Delvnia ka shpërndarë në profilin e tij të Facebook një shkrim nga Sokol Drrasti, djaloshi që hodhi busin në Shkodër në vitin 1990.

Ky i fundit është dënuar me burgim të përjetshëm në atë kohë mirëpo ky vendim duket se nuk është zbatuar, madje Drrasti tashmë jeton jashtë vendit.

Sokoli ka shkruar se kur po kthehej në portin e Durrësit ai është rastisur në sportel me ish-komandantin e burgut të Shkodrës në kohën kur ai vuante dënimin.

Ky i fundit i cili dikur e cilësonte armik, sot i thotë se ka shpëtuar që ka ikur nga Shqipëria pasi ky vend nuk bëhet.

Statusi i tij i plotë:

Sa bukur ! Impresione nga Sokol Drrasti  djaloshi qe hodhi bustin ne Shkoder ne vitin 1990 dhe u denua me burgim te perjetshem……Gjaja ma e bukur ne Shqipri per pushime!!!. Sa hy ne port te Durresit te policia per kontrollin rutin te dokumentacionit!!!! ne sportel!!!!! As ma shum e as ma pak…ish komandanti i burgut te Shkodres ne 90′!!!! me te cilin kam edhe nji histori te “bukur”…..Per te cilen jan deshmitar ish shoket e dhomes

Cen Kullolli. Cesar Bekteshi…..Sa merr ne dor pass teme e te familjarve me drejtohet me fjalet:

Ke pshtu qe ke ik Sokol!!!. Ky ven nuk bahet!!!! Mjan qu lesht e flokve perpjet!! 25 vjet ma par mu drejtote me fjalet: Armik! Ti dhe shoket tuj kurr nuk keni me marr pushtet!!! Me gjak e kena marr, e me gjak do ta mbrojm!!!! Faleminderit demokraci!!!!!”, shkruan Avni Delvina.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale avni delvnia bust shkoderr avni delvnia bust shkoderr

Sondazh

Poll