Art&Argëtim

“Ertugrul” rikthehet në ekran surprizon fansat, luan rolin e një shqiptari në serialin e ri

2 Shtator 2020, 17:46 Nga DOSJA
“Ertugrul” rikthehet në ekran surprizon fansat, luan rolin e

TURQI– Aktori Engin Altan Duzyatan pas një pauze të gjatë në kinematografinë turke duket se do të rikthehet fuqishëm me një serial të ri.

Engin sipas mediave turke do rikthehet në ekran me serialin “Barbaros” ku luan rolin e Oruç Rei, i cili kishte origjinë shqiptare.

Seriali pritet të nisë së shpejti në televizionet turke, por që mund të blihet dhe nga televizionet shqiptare duke e ditur që serialet e mëpërparshme kanë arritur sukses në shikueshmëri.

Aktori u bë i njohur përmes serialit “Ertugrul” i cili ka arritur shikueshmëri të lartë në vendet ku është transmetuar.

Oruç Reis ishte guvernator osman i Algier dhe shef guvernator i Mesdheut Perëndimor, dhe vëllai i Hajredin Barbarosa. Ai u vra në një betejë kundër spanjollëve në Tlemcen në Algjerinë Osmane.

Ai u bë i njohur si Baba Oruç ose Baba Aruj (Babai Oruç) kur trasnportoi një numër të refugjatëve muslimanë dhe jehudë prej Spanjës në Afrikën Veriore; ai ishte i njohur në Evropë si Barbarossa (që do të thotë Mjekërrkuqi në italisht).

(D.K/Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz engin altan duzyatan engin altan duzyatan

Sondazh

Poll