Art&Argëtim

‘Muskujt nuk punojnë, s’merrni dot frymë…dhe vdisni’/ Si u prodhua helmi “Novichok”, efekt

2 Shtator 2020, 14:32 Nga DOSJA
‘Muskujt nuk punojnë, s’merrni dot frymë…dhe

BERLIN– Shkencëtarët kanë provuar sot se kundërshtari i Presidentit rus, Vladimir Putin, Alexei Navalny u helmua me agjent nervor “Novichok”. Lajmi është bërë i ditur nga mediat e huaja të cilat nuk kanë ngurruar që të krahasojnë rastin me helmimin e ish-spiunit Sergeti Skripal dhe vajzës së tij, Yulias në mars të 2018 në Britani të Madhe.

Por çfarë është Novichok, dhe si ndikon te njerëzit?

Novichok, që do të thotë “i porsaardhur” në rusisht, është një helm i përdorur gjatë sovjetizmit, i cili u krijua në vitet 1970-1980. Kjo për shkak se traktati i armëve kimike i ndaloi këto të fundit dhe Novichok ka një strukturë tjetër. Novichok ç’aktivizon kolinesterazën, një enzimë që sistemi nervor përdor për të komunikuar me muskujt.

“Arsyeja pse vdisni nga helmi është shumë e thjeshtë. Nëse muskujt tuaj nuk punojnë, ju nuk mund të merrni frymë, dhe nëse nuk mund të merrni frymë, ju përfundimisht vdisni,” tha dr. Lewis Nelson, profesor në “Rutgers New Jersey”.

Ashtu si agjentët e tjerë nervorë, Novichok shkakton një sërë simptomash. Viktimat mund të kenë zmadhim të bebeve të syrit, probleme me tretjen, pështymën e tepërt dhe lotët. Ndërsa më pas trupi fillon dhe ka kriza të muskujve derisa zemra e të helmuarve pushon së rrahuri.

Novichok mund të ketë edhe formën e një pluhuri ultrafine, dhe është pesë deri në tetë herë më i fuqishëm se agjenti nervor VX. Në rast se viktima thith pluhurin, jep simptoma për 20 sekonda-2 minuta.

Të dhënat shkencore të përdorura për këtë artikull janë marrë nga livescience.com

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete alexei navalny helmi novichok helmohet opozitari rus sergei skripal vladimir putin alexei navalny helmi novichok helmohet opozitari rus sergei skripal vladimir putin

Sondazh

Poll