Aktualitet

Lëvizte me kallashnikov nëpër qytet, arrestohet 22-vjeçari në Elbasan

12 Prill 2019, 08:04 Nga DOSJA
Lëvizte me kallashnikov nëpër qytet, arrestohet 22-vjeçari

Elbasan- Në prangat e policisë së Elbasanit ka rënë një 22-vjeçar pasi lëvizte me armë me vete.  Nga policia është arrestuar 22-vjeçari me iniciale E.K  dhe është sekuestruar arma e zjarrit tip kallashnikov.

Njoftimi i policisë:

Falë informacionit të qytetarëve dhe reagimit në kohë të Policisë, Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: E.K., 22 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas dyshohet se qarkullonte në qytet me armë zjarri, menjëherë shërbimet e Policisë organizuan punën dhe falë reagimit të shpejtë dhe profesional, në lagjen “Shënkoll”, në rrugë u bë i mundur arrestimi në flagrancë i autorit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip kallashnikov.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 22 vjecari e.k lëvizte me armë policia elbasan arrestohet 22 vjecari e.k lëvizte me armë policia elbasan

Sondazh

Poll