Aktualitet

Kishte marrë borxh 4 mijë euro/ E mbanin peng prej 4 ditësh, arrestohet një 24-vjeçar, në kërkim tjetri (Emrat)

12 Prill 2019, 07:19 Nga DOSJA
Kishte marrë borxh 4 mijë euro/ E mbanin peng prej 4 ditësh,

FUSHË KRUJË- Një person mbahej peng prej katër ditësh është liruar nga forcat e policisë. Ai mbahej peng nga dy persona, të cilëve u kishte një borxh prej 4 mijë eurosh.

Pas ndërhyrjes së policisë me operacionin “Plugu” u arrestua një 24-vjeçar banues në Nikel, Fushë Krujë, ndërsa në kërkim u shpall bashkëpunëtori i tij.

Dosja.al ka mësuar emrat e personit të marrë peng dhe pengmarrësve të tij. Personi që është marrë peng është Behar Zemzadja nga Divjaka, ndërsa pengmarrësi është identifikuar si Edison Mjekra.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit

Operacion i koduar “Plugu”

Operacioni për lirimin e një shtetasi që mbahej peng prej disa ditësh nga 2 persona, për motive përfitimi material.

Operacioni është organizuar dhe ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga Njësia për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Departamentin e Policisë Kriminale.

Operacioni është finalizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Nga Njësia për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, pas perdorimit të metodave speciale te hetimit, u finalizua operacioni policor “Plugu”.

Si rezultat u bë i mundur arrestimi i shtetasit E. M.,24 vjeç, banues në Nikel, Fushë Krujë, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, B. XH.

Të dy këta shtetas prej 4 ditësh kanë mbajtur peng në zonën e Fushë Krujës për motive përfitimi material, shtetasin B. Z., i cili u lirua pa pasoja gjatë operacionit policor.

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim.

Materialet në ngarkim të autorëve, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet behar zemzadja edison mjekra mbahet peng i riu operacioni blugu behar zemzadja edison mjekra mbahet peng i riu operacioni blugu

Sondazh

Poll