Aktualitet

Holanda kthen vizat për shqiptarët? Deputetët kërkesë qeverisë: Shkak kriminaliteti i lartë i emigrantëve

11 Prill 2019, 21:40 Nga DOSJA
Holanda kthen vizat për shqiptarët? Deputetët kërkesë

HOLANDË– Dhoma e Përfaqësuesve të Parlamentit me votat e shumicës së deputetëve kanë nënshkruar një kërkesë drejtuar qeverisë ku kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët. Lajmi bëhet i ditur nga një prej gazetave më të mëdha në Holandë, Het Parool,  e cila ka publikuar vendimin e marrë nga Parlamenti.

Partitë që kanë votuar pro këtij vendimi janë CDA, VVD, PS dhe ChristenUnie, të cilat bëjnë pjesë dhe në koalicionin qeverisës. Ky votim është pavarësisht faktit se ministri i Punëve të Jashtme Stef Blok tha në një debat të mërkurën se nuk ka mbështetje të mjaftueshme midis shteteve anëtare evropiane për një hap të tillë.  Përveç kësaj, ai tha Shqipëria ende i plotëson kushtet e vendosura më parë për heqjen e vizave.

Ky fakt është konfirmuar dhe nga një prej deputeteve firmëtare, e cila në një postim në Twitter shkruan se mund të kthehen vizat për Shqiptarët.

Më tej dhe një tjetër mediat në Holandë, De Telegraf shkruan se deputetët kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët për shkak të kriminalitet të lartë që ka vendi ynë.

Kërkesa për vizë për shqiptarët u liberalizuan në vitin 2010, por prej asaj kohe mumri i shqiptarëve të paligjshëm në Holandë është rritur, gjë që ka bërë që të kërkohet edhe një hërë kthimi i vizave.

Anëtari i Parlamentit Madeleine van Toorenburg ka vënë në dukje se në vitin 2017, policia e Amsterdamit dhe autoritetet e drejtësisë kërkuan që të rifillohej kërkesa për vizë. Kjo për arsye se shumë kriminelë shqiptarë janë të përfshirë në krime të rënda, si trafikimi i drogës dhe trafikimi i qenieve njerëzore.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet celja e negociatave holanda kriminaliteti i larte rikthimi i vizave per shqiperine celja e negociatave holanda kriminaliteti i larte rikthimi i vizave per shqiperine

Sondazh

Poll