Aktualitet

Manjani: Qeverisja e “ndershme” e Ramës ka sjellë firma fantazë, vetëm me xhepa

12 Prill 2019, 07:51 Nga DOSJA
Manjani: Qeverisja e “ndershme” e Ramës ka sjellë firma

Tiranë-Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ndaj qeverisë  dhe shprehet se qeverisja e “ndershme”e Ramës dhe e MJAFT-it i zëvendësoi kompanitë e huaja në forma fantazmë.

“Ndërsa sot qeverisja e “ndershme” e Ramës dhe e MJAFT-it i zëvendësoi thuajse të gjitha këto emra të mëdhenj me offshore (no names). Firma fantazëm, pa fytyrë, pa sy, pa veshë e sidomos pa gojë. Vetëm me xhepa… Fiks siç i do koha e “ndershmërisë”!”, shprehet Manajni.

Pak ditë më parë u vodhën në Rinas 10 milionë euro dhe sipas qeverisë Rama gjithë përgjegjësia bie mbi kompaninë koncesionare kineze. (lexo këtu)

Reagimi: 

Përfundimisht të gjithë emrat e mëdha europiane që pranuan të hyjnë në tregun tonë, i solli Fatos Nano dhe qeverisja e tij e “korruptuar”. (Kështu e quante Rama dhe MJAFT asokohe)

Ndërsa sot qeverisja e “ndershme” e Ramës dhe e MJAFT-it i zëvendësoi thuajse të gjitha këto emra të mëdhenj me offshore (no names).

Firma fantazëm, pa fytyrë, pa sy, pa veshë e sidomos pa gojë. Vetëm me xhepa… Fiks siç i do koha e “ndershmërisë”!

J.V/Dosja.al 

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama erion veliaj firmat e huaja grabitja ne rinas ylli manjni edi rama erion veliaj firmat e huaja grabitja ne rinas ylli manjni

Sondazh

Poll