Aktualitet

Grabitja në Rinas/ Mit’hat Havari: Policia duhet të ndiqte grabitësit deri në asgjësim

12 Prill 2019, 05:24 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas/ Mit’hat Havari: Policia duhet të ndiqte

Tiranë-  Mit’hat Havari, ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, për grabitjen në Rinas ka deklaruar se  Policia duhet t’i kishte ndjekur deri në fund grabitësit. Ai ka theksuar në “360 gradë” të Artur Zhejit se policia nuk duhet të ishte dorëzuar edhe nëse do të kishte nevojë në asgjësimin e tyre.

Havari:Policia ka për detyrë në moment që dikton një makinë, duhet t’i ndiqnin deri në fund. Duhet të vazhdonin pas tyre në arrestim dhe ekzekutim. Me gurë me gurë, me plumb me plumb. Pika më delikate është vrasja e Muratajt. Është goditur në distancë kanë qenë policët, nëse është goditur nga afër kanë qenë bashkëpunëtorët e tij.

Zheji:Ka një të dhënë që kur është Admir Murataj ka bërë një ndërhyrje, mund të jetë një tejtër person?

Havari: E përjashtoj sepse gruaja e kanë identifikuar direkt. Këtu është ekspertiza mjeko ligjore që e ka identifikuar.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet asgjësimi i grabitësve grabitja ne rinas mitat havari policia asgjësimi i grabitësve grabitja ne rinas mitat havari policia

Sondazh

Poll