Aktualitet

I vuri zjarrin autobusit në Sarandë, policia arreston 22-vjeçarin, çfarë iu gjet në banesë

12 Prill 2019, 07:41 Nga DOSJA
I vuri zjarrin autobusit në Sarandë, policia arreston

Sarandë- Dy ditë më parë u shkrumbua nga flakët autobusi i linjës Sarandë-Konispol. Për këtë ngjarje policia ka arrestuar një 22-vjeçar me iniciale SH.B, i cili dyshohet të jetë autori në lidhje me djegien e qëllimshme të këtij mjeti.

Nga policia janë sekuestruar në banesën e 22-vjeçarit,  25 fishekë luftarak dhe një sasi fara narkotike të dyshuara si cannabis sattiva.

Njoftimi i policisë:

Zbulohet ngjarja e djegies së autobusit dy ditë më parë, vihet në pranga autori. Në vijim të punën intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mesnatën e 10 Prillit në Konispol, për djegien me zjarr të autobuzit në pronësi të shtetases H.S, shërbimet e policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit Sh.B., 22 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet të jetë autori në lidhje me djegien e qëllimshme të këtij mjeti.

Pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Delvinë, policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale 25 fishekë luftarak dhe një sasi fara narkotike të dyshuara si cannabis sattiva.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 22 vjecari djegia e autobusit në sarandë arrestohet 22 vjecari djegia e autobusit në sarandë

Sondazh

Poll