Aktualitet

Vlora dhe Durrësi nën pushtetin e ujit, përmbyten nga shiu (VD+FOTO)

12 Prill 2019, 07:12 Nga DOSJA
Vlora dhe Durrësi nën pushtetin e ujit, përmbyten nga shiu

VLORË- Disa lagje të Vlorës janë zgjuar sot nën ujë, pas rreshjeve të rëna me intesitet të lartë gjatë natës. Dosja.al ka siguruar një video ku shihet se zona e njohur si “Skela” dhe lagjia “Pavarësia” janë përmbytur.

Kjo nuk është përmbytja e parë që ka ndodhur në qytetin e Vlorës, pasi dhe pak ditë më parë nga reshjet e shiut u përmbyt bulevardi “Ismail Qemali”. Përmbytja vjen në një moment ku investimi për bulevardin e ri ende nuk ka përfunduar.

Po ashtu dhe qyteti i Durrësit dhe Shijaku ka pasur probleme gjatë natës, ku intesiteti i reshjeve u shtuar dhe kanë shkaktuar përmbytje. Sipas informacioneve të Dojsa.al mësohet se për shkak të një defekti elektrik në stacionin e pompimit të Fushë-Krujës, e gjithë zona e Shijakut, sëbashku me Maminasin, Xhafzotaj dhe Gjepalaj, nuk po furnizohen me ujë të pijshëm.

Defekti është duke u riparuar, por probleme në furnizimin me ujë për zonat e mësipërme pritet të ketë edhe gjatë ditës së sotme dhe të nesërme. Reshjet e shiut kanë rënë dje gjatë gjithë ditës dhe në natën shtuan intesitetin duke sjellë dhe përmbytje edhe në qytete të tjera. Kujtojmë se në Tiranë ditën e djeshme pati dhe reshje të dendura të breshërit, të cilat kanë bllokuar rrugën për disa minuta.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet permbytet durresi permbytja ne vlore plakat e prillit reshjet e shiut permbytet durresi permbytja ne vlore plakat e prillit reshjet e shiut

Sondazh

Poll