Politike

Ceremonia në Vlorë, Meta: Zot i këtij vendi dhe sovraniteti në këtë tokë i përket vetëm popullit shqiptar

2 Shtator 2020, 18:49 Nga DOSJA
Ceremonia në Vlorë, Meta: Zot i këtij vendi dhe sovraniteti

VLORË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta u shpreh nga Vlora se Zot i këtij vendi dhe sovraniteti në këtë tokë i përket vetëm popullit shqiptar. Në ceremoninë e 100 vjetorit të Luftës së Vlorës, ku ishte edhe prezent, Meta shtoi se sipas tij, Lufta e Vlorës mbetet edhe sot krenari historike dhe një ngjarje vendimtare për pavarësinë e Shqipërisë.

“Zot i këtij vendi dhe sovraniteti në këtë tokë i përket vetëm popullit shqiptar! Këtë e dëshmoi 100 vite më parë edhe Lufta Kombëtare e Vlorës, simboli i qëndresës së popullit tonë ndaj çdo projekti sundues, model i reagimit të vetëdijes atdhetare të shqiptarëve që marrin në dorë fatet e veta në momentet më kritike të kombit dhe Shqipërisë! Për këtë arsye Lufta e lavdishme e Vlorës mbetet edhe sot një krenari historike dhe një ngjarje vendimtare për pavarësinë e Shqipërisë. Nga “Sheshi i Flamurit”, zemra e Vlorës që rreh vetëm Kuq e Zi, pata privilegjin të nderoja sot me mirënjohje të thellë disa nga patriotët, trimat dhe kapedanët që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, të cilët na kanë lënë si trashëgimi mesazhin e përjetshëm, që vleu një shekull më parë, vlen ende sot e në të ardhmen, se në vendin e shqiponjave lindin gjithmonë shqiponja që do e mbrojnë kurdoherë Shqipërinë, Atdheun tone,”– u shpreh Meta.

Sot është organizuar ceremonia solemne për 100-Vjetorin e Luftës Kombëtare të Vlorës. Të pranishëm janë Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, prefekti i Vlorës Flamur Mamaj. I ftuar ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por për arsye që nuk dihen, nuk ka shkuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ceremonia e 100-vjetorit te luftes se vlores ilir meta ceremonia e 100-vjetorit te luftes se vlores ilir meta

Sondazh

Poll