Aktualitet

‘Shqipëria zonë e kuqe’/ Ja kushtet që duhet të zbatojnë qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë

2 Shtator 2020, 14:18 Nga DOSJA
‘Shqipëria zonë e kuqe’/ Ja kushtet që duhet të

TIRANË- Ambasada Gjermane Tiranë ditën e sotme ka dhënë një sqarim për personat që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë. Ajo ka njoftuar se për shkak se Shqipëria konsiderohet një vend me rrezik të lartë përsa i përket pandemsië së koronavirusit të gjithë njerëzit që duan të uhdëtojnë drejt shtetit evropian duhet të karantinohen për 14 ditë dhe të kryejnë testin e tamponit. Gjithashtu shqiptarët janë të detyruar të tregojnë adresën ku qëndrojnë, por edhe të kryejnë tamponin në hyrje.

Njoftimi i Plotë

“Vlen edhe më tej: Detyrimi për karantinë dhe testi i koronavirus për udhëtarët nga Shqipëria +++

Meqenëse Shqipëria vazhdon të kosiderohet një zonë rreziku nga Instituti Robert Koch, të gjithë ata që hyjnë në Gjermani janë të detyruar që menjëherë pas mbërritjes të nisen direkt drejt vendbanimit të tyre ose një strehimi tjetër të përshtatshëm (p.sh. hotel) dhe të qëndrojnë atje për një periudhë prej 14 ditësh pas hyrjes së tyre (karantinë).

Udhëtarët që hyjnë në Gjermani janë gjithashtu të detyruar të informojnë autoritetin shëndetësor përgjegjës për ta mbi adresën e tyre të qëndrimit në Gjermani. Ata janë gjithashtu të detyruar që me kërkesë të autoriteteve të paraqesin rezultatet e testimit për koronavirusin e ri.

Ju mund të testoheni falas brenda 72 orëve nga mbërritja juaj, edhe nëse nuk keni marrë ende një kërkesë të tillë. Kjo është e mundur në shumë aeroporte në Gjermani“, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane ne Tirane.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në shqipëri janë regjistruar 3875 të infektuar dhe 290 të vdekur, për shkak të koronavirusit.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjermani kroonavrusi ne shqiperi gjermani kroonavrusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shtator 2020, 11:44

FIER- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Spitali i Fierit ka deklaruar se sistemi shëndetësor po përgatitet për çdo s...