Shkak rritja e rasteve me Covid-19, Polonia mbyll kufijtë me Shqipërinë
POLONI- Polonia ditën e sotme ka njoftuar se ka mbyllur kufijtë me shqipërinë. Ky vendim ka ardhur për shkak të rritjes së rasteve që janë rritur së fundmi në v...
TIRANË– Edhe në shkolla asgjë nuk do të jete si më parë. Rreziku nga përhapja e virusit do të ndryshojë sjelljen dhe në ambiente më sociale. Pak ditë nga fillimi i mësimit, mjekët tregojnë si duhet të jetë normaliteti i ri për fëmijët dhe mësuesit. Pëllumb Pipero thotë se shkollat nuk duhet të neglizhojnë udhëzimet e ekspertëve, ndërsa ai vetë nuk e mbështet vendosjen e maskës nga fëmijët e ciklit të ulët.
“Ky virus nuk përjashton asnjë. Të gjithë mund t’i infektojë. Fati i mirë është që moshat e reja nuk sëmurën, por ata e transmetojnë, por deri në moshën 12-13 vjeç është e dokumentuar që nuk e transmetojnë, ose e përhapin shumë pak. Mbështes opinion e specialistëve dhe kolegëve në botë që maska deri në moshën 12 vjeç nuk rekomandohet. Stafi dhe prindërit duhet doemos të respektojnë protokollet e komitetit të ekspertëve”, tha për A2 mjeku Pipero.
Nëse më parë, blerja e çantës, mbështjellja e librave, mjetet shkollore, ishin diskutimet e çdo familje në këtë periudhë, Covid-19 këtë vit ka shuar entuziazmin. Të gjithë janë përqendruar te masat dhe dyshimet se a mund të zbatohen si duhet. Pëllumb Pipero tregon se si duhet ta përdorin fëmijët maskën në shkolla. “Është shumë e rëndësishme që maska të mbulojë hundën, gojën dhe deri poshtë mjekrës. Do t’i këshilloja prindërit, mësuesit dhe nxënësit, të edukojnë njëri-tjetrin që mos e bëjnë zakon ta ulin maskën, se sa herë e ulin, aq herë bëhet e papërdorshme. Ta mbajnë deri sa të mbarojë mësimi”.
Fillimi i vjeshtës ka shënuar ulje të rasteve pozitive dhe rritje të të shëruarve. Infeksionisti Pëllumb Pipero bën thirrje për kujdes veçanërisht me hapjen e shkollave dhe fillimin e stinës së virozave.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
POLONI- Polonia ditën e sotme ka njoftuar se ka mbyllur kufijtë me shqipërinë. Ky vendim ka ardhur për shkak të rritjes së rasteve që janë rritur së fundmi në v...
E kërcënojnë se do t’i marrin peng fëmijët për borxhin e ish-gruas. Kjo është historia e A.K., një biznesmen që prej disa muajsh ka hyrë në telashe me shtetasin...
TIRANË- Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor i kërkojnë kryeministrit Edi Rama që të gjithë mjekët që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi, duhet...
LIBRAZHD– Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident në aksion rrugor, Elbasan-Librazhd.Mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor. Ky i fundit është n...
ELBASANIT-Ish-kryeministri Sali Berisha, 2 ditë më parë nëpërmjet një postimi në Facebook denoncoi prishjen e ndërtesës së Bashkisë së Elbasanit. Berisha publik...
SHKODËR– Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e ndodhur pasditen e djeshme në qytetin e Shkodrës, ku i lënduar mbeti 38-vjeçari Tonin Larushku, ...
TIRANE- Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy të rinj të cilët janë kapur duke pirë lëndë narkotike në një lokal në zonën e Bathores, ndërsa ka vënë në...
“Ma ka bërë jetën ferr, dal nga shtëpia fshehtas, kur jam në rrugë kthej kokën para mbrapa. Më është bërë si hije”. Kështu e përshkroi ish të dashurin, M.T që p...
TIRANË- Familjarët e pacientëve të shtruar tek spitali Invektiv nuk marrin informacion për gjendjen shëndetësore të të afërmve të tyre. Një prej tyre tha p...