Bilanc i rënduar/ Vdesin gjashtë persona në 24 orët e fundit, 122 raste të reja me Covid-19, përkeqësohet situata në spi
2 Shtator 2020, 14:11Nga DOSJA
SHQIPËRI– 296 viktima, 3850 të infektuar aktivë dhe 5582 pacientë të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Flutura Beqo, nga Instituti i Shëndetit Publik,gjatë përditësimit të të dhënave për 24 orët e fundit, bëri me dije se kanë ndërruar jetë edhe gjashtë persona të tjerë.
Një 64-vjeçar nga Kruja, një 79-vjeçare nga Fieri, një 81-vjeçar nga Kukësi, dhe tre qytetarë nga Tirana : një 77-vjeçare, një 80-vjeçar dhe një 82-vjeçar, kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 296 në total.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 122 raste të reja me virusin Sars-Cov 2, në 856 testime të kryera. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Durrës, 7 në Kavajë, 5 në Elbasan, nga 4 raste Lezhë, Cerrik, nga 3 raste Shkodër, Kamëz, Vorë, nga 2 raste Krujë, Kurbin, Korçë, Berat, Malësi e Madhe, nga 1 rast Devoll, Vlorë, Mirditë, Tepelenë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 22 në terapi intensive nga të cilët vetëm 8 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 40 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Ndërsa 141 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm gjatë këtyre 24 orëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i kujton qytetareve detyrimin për vendosjen e maskës në ambientet e mbyllura, me qëllim frenimin e përhapjes së Covid19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton gjithashtu bizneset se: Vendosja e maskës dhe barierrave mbrojtëse në shërbim në ambientet e mbyllura është e detyrueshme. Bizneset dhe institucionet publike duhet të zbatojnë me rigorozitet masat dhe protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së infeksionit. Ambientet e punës ku ofrohet shërbim duhet të respektojnë distancën prej 1.5 metër dhe të dezinfektohen vazhdimisht. Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19
TIRANË– Edhe në shkolla asgjë nuk do të jete si më parë. Rreziku nga përhapja e virusit do të ndryshojë sjelljen dhe në ambiente më sociale. Pak ditë...
POLONI- Polonia ditën e sotme ka njoftuar se ka mbyllur kufijtë me shqipërinë. Ky vendim ka ardhur për shkak të rritjes së rasteve që janë rritur së fundmi në v...
E kërcënojnë se do t’i marrin peng fëmijët për borxhin e ish-gruas. Kjo është historia e A.K., një biznesmen që prej disa muajsh ka hyrë në telashe me shtetasin...
TIRANË- Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor i kërkojnë kryeministrit Edi Rama që të gjithë mjekët që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi, duhet...
Aktualitet 2 Shtator 2020, 11:44
FIER- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Spitali i Fierit ka deklaruar se sistemi shëndetësor po përgatitet për çdo s...
LIBRAZHD– Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident në aksion rrugor, Elbasan-Librazhd.Mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor. Ky i fundit është n...
ELBASANIT-Ish-kryeministri Sali Berisha, 2 ditë më parë nëpërmjet një postimi në Facebook denoncoi prishjen e ndërtesës së Bashkisë së Elbasanit. Berisha publik...
SHKODËR– Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e ndodhur pasditen e djeshme në qytetin e Shkodrës, ku i lënduar mbeti 38-vjeçari Tonin Larushku, ...
TIRANE- Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy të rinj të cilët janë kapur duke pirë lëndë narkotike në një lokal në zonën e Bathores, ndërsa ka vënë në...
“Ma ka bërë jetën ferr, dal nga shtëpia fshehtas, kur jam në rrugë kthej kokën para mbrapa. Më është bërë si hije”. Kështu e përshkroi ish të dashurin, M.T që p...