Bota

Turqia i kërkon të ekstradojë 15 “gylenistët”, Maqedonia e Veriut nis procedurat

12 Prill 2019, 06:55 Nga DOSJA
Turqia i kërkon të ekstradojë 15 “gylenistët”,

Maqedoni e Veriut- Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë e Veriut tha të mërkurën se kishte filluar procedurat për ekstradimin drejt Turqisë të 15 persona të cilët akuzohen për terrorizëm.  15 personat akuzohen nga Turqia si përkrahës të Gylenit. 

“Tani ka 15 kërkesa për ekstradim drejt Turqisë lidhur me akuzat për terrorizëm. Të gjitha këto procedura janë në vazhdim dhe institucionet përgjegjëse po komunikojnë,  njoftoi ministria maqedonase,  duke shtuar se ata i kanë drejtuar të gjitha këto kërkesa në gjykata për vendimmarrje të mëtejshme.

Maqedonia e Veriut dhe Turqia nuk kanë treguar identitetin e personave të kërkuar, por ambasada turke në Shkup i tha të martën gazetës lokale Vecer, se në këto emra përfshihen krerët e institucioneve arsimore, anëtarët e mediave në gjuhën turke dhe OJQ-të që punojnë në vend.

Burimet qeveritare në Shkup konfirmuan të mërkurën për BIRN-in, me kusht të anonimitetit, se të gjitha 15 kërkesat për ekstradim i referohen shtetasve turq.

Gjatë një vizite në Shkup në 3 prill, ministrja turke e mbrojtjes Hulusi Akar shtoi presionin mbi Shkupin duke theksuar që Maqedonia e Veriut të ndërmarrë veprime për ‘gylenistët’. 

“Heqja dorë nga kjo fatkeqësi terroriste me hapa konkretë do të ishte në favor të dy vendeve, sepse ata [përkrahësit e Gylenit] dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe”, tha Akar, pas takimit me ministrin e mbrojtjes së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska.

Ndërsa në një debat në parlament, kryeministri Zoran Zaev tha të martën se institucionet duhet të veprojnë sipas kërkesave turke, bazuar në provat dhe në ligjin vendas dhe ndërkombëtar. 

Turqia dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë një protokoll dypalësh të nënshkrimit të ekstradimit, por të dy vendet tradicionalisht kanë marrëdhënie të ngushta dhe kanë zhvilluar bashkëpunim ekonomik dhe ushtarak. Kjo nuk është hera e parë që Turqia ka kërkuar veprim nga fqinjët e saj ballkanikë kundër gylenistëve.

Burimi: Balkan Insight 

J.V/Dosja.al

 

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni 15 gylenistët radmila shekerinska 15 gylenistët radmila shekerinska

Sondazh

Poll