Bota

Shpërthimi misterioz i bakterit ‘Escherichia coli’ infekton rreth 100 persona në SHBA, nuk dihet akoma burimi

11 Prill 2019, 16:34 Nga DOSJA
Shpërthimi misterioz i bakterit ‘Escherichia coli’ infekton

SHBA- Dhjetëra të tjerë janë infektuar në një shpërthim misterioz të bakterit E. colit (escherichia coli), duke e çuar numrin e përgjithshëm të njerëzve të sëmurë në 96, në pesë shtete.

Nuk është ende e qartë se cili është burimi i shpërthimit, por duket se është i përhapur.

Njëmbëdhjetë njerëz janë shtruar në spital dhe akoma nuk janë raportuar vdekje, por CDC (Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve) po i paralajmëron konsumatorët dhe restorantet që të marrin masa paraprake për të parandaluar infeksionet ndërsa dhe agjenci të tjera kërkojnë për origjinën e përhapjes së bakterit.

Pacienti i parë e raportuar ishte më 2 mars dhe i fundit më 26 mars dhe mosha e njerëzve të infektuar varion nga 1 deri në 81 vjeç.

“Ky hetim është ende në vazhdim dhe akoma asnjë burim i veçantë ushqimor, dyqan ushqimor, apo zinxhir restorant nuk është identifikuar si burim i infeksioneve”, tha CDC.

E.coli (Escherichia coli) janë bakteret që përgjithësisht jetojnë në zorrët e njerëzve të shëndoshë dhe të kafshëve.

Shumica e tyre janë të padëmshme, por disa mund të shkaktojnë infeksione të rënda.

Simptomat zakonisht përfshijnë diarre të përgjakshme, dhimbje stomaku, vjellje të cilat përgjithësisht zgjasin pesë deri në shtatë ditë.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 96 të prekur escherichia coli infeksion shba 96 të prekur escherichia coli infeksion shba

Sondazh

Poll