Bota

SHBA/ Mjekët japin alarmin, përdorimi i karrigeve lëkundëse shënon 32 fëmijë të vdekur

11 Prill 2019, 14:32 Nga DOSJA
SHBA/ Mjekët japin alarmin, përdorimi i karrigeve lëkundëse

Akademia Amerikane e Pediatrisë i ka bërë thirrje Komisionit Amerikan të Sigurisë së Produkteve të Konsumatorit (CPSC) që të heq nga tregu në mënyrë urgjente karriget lëkundëse për fëmijët e vegjël, pasi kjo ndikon shkakton vdekjen e tyre.

Vdekjet e foshnjave u regjistruan nga një analizë e grupit të mbikëqyrësve të konsumit, sipas Raporteve të Konsumatorëve. Kompania me bazë në Nju Jork u shpreh se vullnetarisht lëshoi ​​një lajmërim më 5 prill, duke paralajmëruar prindërit që të mos përdorin karrigen lëkundëse pasi fëmijët e tyre të jenë në gjendje të lëvizin.

“Siguria e fëmijëve është prioriteti ynë”, -tha kompania.

Sipas raporteve 32 rastet e vdekjeve  kanë ndodhur si pasojë që fëmijët u rrokullisën me shpinën e tyre në mënyrë të pakujdesshme dhe mbetën pa frymë.  CPSC dhe Fisher-Price i kujtojnë konsumatorëve që të krijojnë një mjedis të sigurt të gjumit për foshnjat, qoftë duke përdorur një krevat të thjeshtë fëmijësh.

Fisher-Price tha në një deklaratë se produkti i tyre i plotëson standardet e sigurisë, por ekziston rreziku që produkti të përdoret gabimisht. “Një fatalitet i fëmijëve është një tragjedi e paimagjinueshme”,– tha kompania, sipas Daily Mail. 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota akademia amerikane e pediatrise n play sleeper akademia amerikane e pediatrise n play sleeper

Sondazh

Poll