Bota

Albin Kurti: Nga Kosova s’po ikin kriminelët, por të ndershmit, të forcohet ligji

11 Prill 2019, 14:36 Nga DOSJA
Albin Kurti: Nga Kosova s’po ikin kriminelët, por të ndershmit,

KOSOVË- Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti duke folur në parlamentin e Kosovës tha se nga Kosova nuk po ikin kriminelët, por njerëzit e ndershëm dhe prokurorët.

Gjatë fjalës së tij, Kurti përmendi rastin e ikjes së prokurorit Elez Blakaj, duke thënë se ai iku nga kryeministri dhe qeveria. Numri një i VV u shpreh se emigrimi që po ndodh në Kosovë, është për shkaqe të theksuara ekonomike.

Njerëzit ikin nga ky shtet sepse iku edhe prokurori, si puna e Elez Blakajt, nga kryeministri dhe qeveria. Kosova është një vend prej nga nuk po ikin kriminelët, por po ikin prokurorët. Edhe ish ambasadori amerikan Greg Delaëie, më 15 gusht të vitit të kaluar pat thënë ‘kemi parë frikësim të hapur politik dhe institucional përmes kërcënimeve dhe sulmeve personale kundër një prokurori, sjellje që vetëm mbështesin pohimet e tij për kërcënime dhe presione politike si arsye për dorëheqjen e tij. Kjo krijon mjedis armiqësor për cilindo prokuror apo gjykatës të ardhshëm’. Për t’i kthyer njerëzit ne duhet ta kthejmë njëherë Elez Blakajn”, tha ai

Kurti theksoi se Kosova duhet të forcojë më shumë sigurinë, rendin dhe sundimin e ligjit.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti elez blakaj emigrimi në kosove albin kurti elez blakaj emigrimi në kosove

Sondazh

Poll