Bota

Ish punonjësi i CIA, Edward Snowden: Arrestimi i Julian Assange është një moment i errët për lirinë e shtypit

11 Prill 2019, 18:55 Nga DOSJA
Ish punonjësi i CIA, Edward Snowden: Arrestimi i Julian Assange

Amerikani Edward Snowden e ka përshkruar arrestimin e Julian Assange në Ambasadën e Ekuadoras si një “moment të errët për lirinë e shtypit”.

Snowden, një ish-punonjës i CIA-s i cili u arratis nga SHBA pas rrjedhjes së dokumenteve të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), shkroi në Twitter pak pasi Assange u zhvendos prej ambasadës nga policia.

Imazhet e ambasadorit të Ekuadorit që fton policinë e Britanisë së Madhe në ambasadë për të tërhequr një botues, ju pëlqen ose jo, një gazetar i vlerësuar me çmime, nxjerrja e tij jashtë ndërtesës do të përfundojnë në librat e historisë.

Kritikët e Assange mund të kënaqen, por ky është një moment i errët për lirinë e shtypit.

Images of Ecuador’s ambassador inviting the UK’s secret police into the embassy to drag a publisher of–like it or not–award-winning journalism out of the building are going to end up in the history books. Assange’s critics may cheer, but this is a dark moment for press freedom. https://t.co/ys1AIdh2FP

— Edward Snowden (@Snowden) April 11, 2019

35-vjeçari gjithashtu përdori platformën e mediave sociale për të njoftuar gazetarët për material “të rëndësishëm”, duke postuar një pamje të një deklarate nga Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut të OKB-së.

“Kombet e Bashkuara thanë zyrtarisht se arrestimi e tij është arbitrar, një shkelje e të drejtave të njeriut. Ata kanë nxjerrë në mënyrë të përsëritur deklarata që kërkojnë që ai të jetë i lire, gje që është kërkuar dhe së fundmi.

Snowden, i cili tani jeton në një pjesë të pazbuluar të Moskës, është president i Fondacionit të Lirisë së Shtypit, një organizatë që pretendon të “mbrojë dhe mbështesë gazetarinë transparente transparencës përballë fatkeqësive”.

Assange u arrestua sot, të enjten më 11 prill pasi kaloi shtatë vjet në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Ai kërkoi azil në ambasadë në vitin 2012 për t’i shpëtuar ekstradimit në SHBA për t’u marrë në pyetje, pas publikimit të mijëra kabllogrameve të klasifikuara si ushtarake dhe diplomatike përmes WikiLeaks.

Ai u kap nga policia pasi ambasada e Ekuadort rezufoi kërkesën e tij për azil. Ai u arrestua për mos paraqitje në gjykatë dhe tani mbahet nen arrest në një stacion qendror të policisë në Londër që prej mëngjesit.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ambasada e ekuadorit edward snowden julian assange shba ambasada e ekuadorit edward snowden julian assange shba

Sondazh

Poll