Bota

Alarm për bombë në parlamentin grek: Do të ketë viktima, kini kujdes!

12 Prill 2019, 06:40 Nga DOSJA
Alarm për bombë në parlamentin grek: Do të ketë

GREQI- Alarm për bombë në parlamentin grek. Një person anonim gjatë një telefonate në orën 08:10 të mëngjesit të sotëm kërcënoi se ishin vendosur pajisje rreth parlamentit.

“Do të ketë viktima, kini kujdes!”-tha gjatë telefonatës personi ende i paidentifikuar.

Gjatë telefonatës së tij, personi nuk dha asnjë orar për shpërthimin e supozuar të ndodhë në shtetin fqinj.

Ndërkohë ekspertët për çaktivizimin e bombave janë mbledhur në parlamentin grek dhe kanë nisur punën për gjetjen edhe çmontimin e lëndës plasëse.

Kjo nuk është hera e parë që lëndë plasëse vendosen nëpër institucionet greke, më herët shpërthime ka pasur edhe në ambasadat e vendeve të huaja.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni alarm per bombe ne greqi greqi parlamenti grek alarm per bombe ne greqi greqi parlamenti grek

Sondazh

Poll