Bota

Qeni i nënshtrohet operacionit pasi gëlltiti një videolojë

11 Prill 2019, 16:14 Nga DOSJA
Qeni i nënshtrohet operacionit pasi gëlltiti një videolojë

Një qen i është nënshtruar një operacioni emergjent që i shpëtoni jetën pas gëlltitjes së një videoloje.

Rocco u dërgua në klinikën veterinare ‘PETS’ në Glasgow Shamrock Street pasi ai filloi me të vjella dhe nuk mund të hante.

Një grafi e cila iu bë qenit katërvjeçar tregoi një formë drejtkëndëshe në zorrën e tij të vogël që doli të ishte një lojë Nintendo DS.

Ai nuk ishte duke u sjellur si vetja dhe ne ishim të shqetësuar se ai kishte ngrënë një misër, por ne ngelëm të tronditur kur veterineri na tha se ishte nga një lojë video.

Ne nuk kemi një Nintendo apo diçka të tillë kështu që ngelëm të habitur se ku e kishte gjetur.

Edhe pse nuk e kemi pasur për aq gjatë, ai është tashmë një pjesë e madhe e familjes, kështu që ne jemi të kënaqur që ta kemi atë në shtëpi.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota qen hengri videoloje veterinari qen hengri videoloje veterinari

Sondazh

Poll