Sport

FSHF përgënjeshtron veten… “infektoi” me zor tri lojtarë të ekipit dhe më pas ua hodhi fajin mediave

2 Shtator 2020, 10:58 Nga DOSJA
FSHF përgënjeshtron veten… “infektoi” me zor tri

TIRANË- Një incident amatoreske ka përfshirë sot Federatën Shqiptare të Futbollit.  Paraditen e sotme, vetë FSHF njoftonte në rrjetet sociale se tri nga lojtarët e skuadrës kuqezi kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Disa minuta më pas, vetë FSHF fshiu këtë njoftim dhe bëri një reagim të ri, ku përgënjeshtronte lajmet për të prekurit me COVID.

“Federata Shqiptare e Futbollit përgënjeshtron lajmin e rremë të shpërndarë nga tre media se tre futbollistë të Kombëtares shqiptare kane rezultuar pozitiv në testin e COVID. Ky lajm është i pavërtetë dhe tendencioz. Asnjë lojtar i kombëtares, pjestar i stafit apo anëtar i delegacionit nuk ka rezultuar pozitiv. Bashkëngjitur edhe testet e futbollistëve të përmendur. I bejme thirrje madias te distancohen nga keto lajme te paverteta dhe mga kjo praktike aspak profesionale. Më poshtë përgjigjet për Ramadanin dhe Memollën.”,-shkruan FSHF.

Në fakt lajmi nuk u nxor nga mediat dhe as nuk ishin ato burimi. Vetë FSHF që e publikoi, zgjodhi ta përgënjeshtronte duke bërë pastër një “autogol”.

LEXO KETU PËRGËNJESHTRIMIN E PLOTË:

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fshf futbollistet me covid fshf futbollistet me covid

Sondazh

Poll