Sport

VIDEO/Orë vendimtare për të ardhmen e Messit, babai i lojtarit mbërrin në Barcelonë dhe u përgjigjet gazetarëve: Unë nu

2 Shtator 2020, 09:14 Nga DOSJA
VIDEO/Orë vendimtare për të ardhmen e Messit, babai i lojtarit

SPANJË– Për Messin ende nuk dihet se kush do të jetë destinacioni i ardhshëm. Vetëm pak orë më parë, babai i argjentinasit që është dhe në rolin e menaxherit mbërriti në Barcelonë për një takim me presidentin Josep Maria Bartomeu, për të ardhmen e djalit të vet. I pyetur në aeroport rreth çështjes se Messit, Jorge tha shkurtimisht: Unë nuk di asgjë.

Babi i lojtarit erdhi nga vendlindja, Rosario në Argjentinë, në përpjekje për t’u ulur në tavolinë me shefin e klubit katalanas për të gjetur një zgjidhje për largimin e Messit nga Camp Nou. Ai dhe Bartomeu do të takohen sot gjatë ditës dhe qëndrimet mes palëve janë tejet të kundërta.

Messi dëshiron të largohet falas, Barcelona pretendon se klauzola mbi të cilën Messi u thirr kur e dërgoi shkresën e largimit ka skaduar më 10 qershor, avokatët e përfaqësuesit argjentinas argumentojnë se ajo ka qenë e vlefshme deri në fund të gushtit, për shkak të shtyrjes së sezonit 2019/20 deri më 23 gusht, si pasojë e pandemisë koronavirus. Manchester City është në pritje të lajmeve nga Barcelona për Messin, dhe thuhet e ka përgatitur një ofertë marramendëse për të.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona jorge messi barcelona jorge messi

Sondazh

Poll