Aktualitet

Shuhet epidemiologu Memo Boci/ Silva Bino: Do na mungojë, nuk lejoi që Shqipëria të pësonte një katastrofë nga HIV/AIDS

2 Shtator 2020, 05:50 Nga DOSJA
Shuhet epidemiologu Memo Boci/ Silva Bino: Do na mungojë, nuk lejoi që

TIRANË- Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare epidemiologu Memo Boci. Lajmin për vdekjen tij e ka dhënë Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino. Kjo e fundit nëpërmjet një postimi në Facebook, shprehet se mjeku Boci nuk lejoi që Shqipëria të pësonte një katastrofë nga HIV/AIDS. Ajo sqaron më tej se ai ndërtoi sistemin e parandalimit të HIV/AIDS në vendin tonë. Sipas Binos, Boci ishte një nga profesorët që ndihmonte shumë edhe të rinjtë dhe se do iu mungojëtë gjithëve.

Dr.Memo ishte nje person qe perqafonte cdo gje te re dhe nuk pertonte te ndihmonte te rinjte.  Ishte nje model i njeriut punetor e te perkushutar ne fushen e parandalimit. Kurioz nga natyra dhe me etjen per te mesuar ne cdo kohe  themeloi shoqaten Stop AIDS qe u be pararoja e shoqerise civile per HIV/AIDS.  Nje burre i mencur dhe plot force qe do te na mungoje  shume. Shpresuam shume qe do ja dilte por nuk mundem. Pusho ne paqe profesori yne tu kesh lene uraten djemve Arianit qe nuk tu nda me sherbimin e tij, Jones e mbesave. “, shprehet ndër të tjera ajo. 

Postimi i Silva Binos:

Mbaj mend qe ishin dite me shi dhe ishte shkurt 1988.Prisja se kush do te ishin anetaret e komisionit te provimit pasuniversitar te epidemiologjise Ne ate kohe semundjet infektive dhe higjena sic quhej  ishin nje departament por ndersa per semundjet infektive ishin profesoret e infektivit per epidemiologjine duhej nje komision me i gjere. Do te jete Memo Boci me thane i cili  ne ate kohe ishte Drejtor i Pergjithshem i Higjenes dhe Epidemiologjise ne MSH Do ta vendose ai se ku dhe kur. Me ne fund u la data 29 Shkurt. Memo Boci ishte legjenda e programeve dhe puneve te higjenes dhe parandalimit. Dr.Memo zakonisht vendoste qe keto provime te kryheshin ne Institutin e Higjenes si vendi kyc  i parandalimit dhe ashtu u be.  Ishte aq miqesor dhe i qeshur dhe ma hoqi menjehere ankthin e provimit.  Pyetja e pare ishte se pse kisha zgjdhur kete nendege dhe pastaj vazhduam me tezat e provimit.
Me pas me la nje detyre  te vecante te shoqeroja nje konsulent te famshem te OBSH te HIV/AIDS  Dr.Daniel Tarantolen ne vendet e sterilizimit te shiringave dhe me lejoi te merja pjese ne takimin perfundimtar me te ku u tha qarte se cfare  katastrofe e priste Shqiperine po te mos merreshin disa masa. Te cilat nje per nje Dr.Memo u perpoq aq shume dhe u moren qysh nga depistimi i gjakut, shiringat me nje perdorim etj. keto qe ne sot i marim te mirqena u vendosen me shume mund nga Dr. Memo Boci. E me vone kur ne do te paraqiteshim ne konferencen per AIDS ne Lisbone ne vitin 1990 ishte ai qe pas asnje ngurim na vuri ne dispozicion materialet qe prezantimi Shqiperise te ishte sa me dinjitoz. Ishte Memo Boci personi qe  me dedikim nuk lejoi qe Shqioeria te personte katastrofe nga HIV/AIDS  dhe qe ndertoi programin e pare te  parandalimit te HIV/AIDS ne vend.
Dr.Memo ishte nje person qe perqafonte cdo gje te re dhe nuk pertonte te ndihmonte te rinjte.  Ishte nje model i njeriut punetor e te perkushutar ne fushen e parandalimit. Kurioz nga natyra dhe me etjen per te mesuar ne cdo kohe  themeloi shoqaten Stop AIDS qe u be pararoja e shoqerise civile per HIV/AIDS.  Nje burre i mencur dhe plot force qe do te na mungoje  shume. Shpresuam shume qe do ja dilte por nuk mundem. Pusho ne paqe profesori yne tu kesh lene uraten djemve Arianit qe nuk tu nda me sherbimin e tij, Jones e mbesave. 

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet memo boci silva bino memo boci silva bino

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Shtator 2020, 18:19

TIRANË- Këshilli Bashkiak i Gjirokatrës ka shpallur sot qytetar nderi mjekun e njohur, Tritan Kalo. Është vetë mjeku që ka bërë publik këtë lajm, ku s...