Politike

Zbardhen detaje nga mbledhja e socialistëve në Elbasan, Rama dërgon Ilir Beqajn si drejtues politik në Shkodër

1 Shtator 2020, 14:19 Nga DOSJA
Zbardhen detaje nga mbledhja e socialistëve në Elbasan, Rama

ELBASAN– Kryeministri Edi Rama ka caktuar si drejtor politik në qarkun e Shkodrës, ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Lajmi është konfirmuar nga burime të Dosja.al nga takimi i kryesisë së Partisë Socialistë në Elbasan.

Shkodra ishte pa drejtues politik që pas ikjes së ish-kryebashkiakut të qytetit Valdrin Pjetrit, i cili u shkarkua nga kryesocialisti pasi kishte gënjyer në formularin e dekriminalizimit duke fshehur një dënim në Itali.

Valdrin Pjetri, ish-kandidati i PS për Bashkinë e Shkodrës ishte arrestuar në 27 Janar 2003 në shtetin italian dhe ishte dënuar me 27 muaj burg dhe 1500 euro gjobë, ndërkohë që i ishte ndaluar edhe hyrja e tij në shtetin italian.

Ndërkohë mbledhja mes socialistëve po zhvillohet ende dhe priten vendime të tjera nga numri i një i socialistëve, Edi Rama.

(f.m.k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir beqja takimi i socialisteve 1 shtator 2020 edi rama ilir beqja takimi i socialisteve 1 shtator 2020

Sondazh

Poll

Politike 1 Shtator 2020, 06:33

TIRANË– Sot përfunduan pushimet për grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Pasditen e sotme, numri një i të majtës mblodhi “të besuarit” e tij në Elbasa...