Politike

“160 shqiptarë në ditë humbën punën që prej fillimit të vitit”, Jorida Tabaku publikon shifrat: 117 biznese në ditë

1 Shtator 2020, 10:41 Nga DOSJA
“160 shqiptarë në ditë humbën punën që prej

TIRANE- Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku përmes një statusi të publikuar në rrjetin e saj social ‘Facebook’ ka publikuar shifrat e bizneseve që po mbyllen dhe të shqiptarëve që humbën vendin e punës për shkak të situatës së virusit.

Në postim thuhet se janë 160 shqiptarë të cilët kanë humbur punën që në fillim të vitit 2020-t, e se 117 biznese po mbyllen çdo ditë.

Tabaku shkruan më tej se qeveria po bën propagandë boshe dhe se qeveria nuk i mori për bazë idetë e partisë demokratike për të shmangur thellimin e krizës gjatë pandemisë.

Postimi i plotë:

117 biznese në ditë mbyllen

Në mesin e pandemisë dhe ramavirusit që po shkatërron ekonominë shqiptaret kanë dëgjuar por se kanë provuar ndikimin e paketës së ndihmës nga qeveria. Boritë e propagandës bucasin fort në përpjekje për të mbytur zërin e qytetarëve që po varfëron dhe bizneseve që po falimentojne. Por është e pamundur të fshihet papunësia, varfëria dhe ulja e qepenave.

160 shqiptarë ne dite humben punen qe prej fillimit te vitit. 177 biznese mbyllen cdo dite dhe keto jane vetem shifrat zyrtare. Po te llogarisim dhe punonjesit e informalitetit, numri i familjeve shqiptare qe nuk kane mundesi te ushqejne femijet e tyre eshte i frikshem per nje vend europian. Kesaj te vertete te hidhur dhe te dhimbshme qeveria shqiptare i eshte pergjgijur me pagesat e koncensioneve dhe PPP-ve, me amnisti fiskale te parave te krimit dhe me vjedhjen e cdo fondit te mundshem per rindertimin.

Ne ofruam planin tone për të shmangur thellimin e krizes gjate pandemise. Per te rialokuar 120 mln euro destinuar PPP-ve për 2020 që t’iu shkonin shqiptarëve. Propozuam heqjen e taksave për këtë vit krize. Kërkuam të mbështetej konsumi dhe incentivat për të shpenzuar qytetarët.

Por qeverisja e rilindjes dështoi dhe sa herë kopjoi e bëri gabim. Tradhëtuan shqiptarët sepse e kanë jetën e lidhur me oligarkët .

Shqipëria ka potenciale dhe mundesi te rimekembet vetem me nje plan serioz ne sherbim te qytetareve dhe bizneseve.Kriza ka vetëm një rrugëzgjidhje: projektin ekonomik te PD. Shqipëria në punë është synimi jonë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku postim ne facebook jorida tabaku postim ne facebook

Sondazh

Poll

Politike 1 Shtator 2020, 06:33

TIRANË– Sot përfunduan pushimet për grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Pasditen e sotme, numri një i të majtës mblodhi “të besuarit” e tij në Elbasa...