Politike

Data e ZGJEDHJEVE 2021/ Meta kërkon takim të premten me kryetarët e partive, Basha konfirmon pjesëmarrjen, Rama ende ‘hesh

1 Shtator 2020, 09:42 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka nisur nga puna për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kreu i shtetit i ka kërkuar partive politike që të nisin konsultimet për caktimin e ditës kur shqiptarët do të votojnë për qeverinë që do t’i drejtojë në 4 vitet e ardhshme.Takimi do të zhvillohet të premten në orën 11:00 në zyrën e Presidentit.

Meta ka kërkuar nga çdo parti një përfaqësues të autorizuar ose kreun e tyre, ndërsa deri më tani vetëm kryedemokrati Lulzim Basha e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij. 

Letra i ka mbërritur edhe kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ku kërkohet pjesëmarrja në takim e kryeministrit Edi Rama apo çdo personi tjetër të autorizuar nga ky i fundit.

“Presidenti Ilir Meta në mbështetje të kompetencave të tij kushtetutese neni 92. gërma gj, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve konsesuale në Kodin Zgjedhor të miratuara me ligjin nr. 101/2020 si dhe në vijim të traditës së mirë ka vendosur nisjen e procesit të konsultimeve me partitë politike me qëllim caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme për Kuvendin e Republikë së Shqipërisë. Për këtë, presidenti i Republikës fton në takim ditën e premte datë 04.09. 2020, ora 11:00 pranë institucionit të Presidentit të Republikës”, thuhet në shkresën që presidenti i ka nisur partive politike.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga palët politike më 6 qershor, data e zgjedhjeve do të dakordësohet në një të dielë mes periudhës 15 prill-15 maj.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike data e zgjedhjeve parlamentare 2021 ilir meta data e zgjedhjeve parlamentare 2021 ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 1 Shtator 2020, 06:33

TIRANË– Sot përfunduan pushimet për grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Pasditen e sotme, numri një i të majtës mblodhi “të besuarit” e tij në Elbasa...