Aktualitet

Operacion anti-kanabis në zonën e Krujës, 15 grupe të FNSH-së kontrolle në terren, evidentohen mbi 200 parcela me kanabis

1 Shtator 2020, 05:14 Nga DOSJA
Operacion anti-kanabis në zonën e Krujës, 15 grupe të

KRUJË- Operacion anti-kanabis në zonën e Krujës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se aktualisht në terren ndodhen 15 grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat po kryejnë kontrolle në zonën e Malësisë së Krujës, në Nikël dhe Ishëm. Në këtë operacion marrin pjesë edhe efektivë të Policisë së Tiranës dhe Krujës.

Ky operacion vijon që prej 4 muajsh deri më tani janë asgjësuar 10 mijë rrënjë. Numri i parcelave të evidentuar me kanabis ka shkuar në mbi 200. Ndërkohë pritet që Policia të njoftojë në vijim rezultatet e operacionit të zhvilluar prej disa ditësh.

Zona e malësisë së Krujës mbetet ndër zonat më problematike të kultivimit të lëndëve narkotike.

Operacioni i fundit u zhvillua në këtë zonë më 17 qershor, ku u arrestuan 3 persona dhe policia asgjësoi 3 parcela me kanabis. Në terren u angazhuan mbi 50 forca policie. Gjatë muajve të fundit aksione anti-drogë janë kryer edhe në Gjirokastër, Kukës dhe Elbasan.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacion anti-kanabis në malësinë e krujës operacion anti-kanabis në malësinë e krujës

Sondazh

Poll