Aktualitet

Sherr në Zall Herr/ Të rinjtë shkojnë të ballafaqohen me komandon pas konfliktit në drekë, 34-vjeçari plagos dy prej tyr

31 Gusht 2020, 20:23 Nga DOSJA
Sherr në Zall Herr/ Të rinjtë shkojnë të ballafaqohen

TIRANË– Klodian Beshiri, komando në Zall Herr është vënë në pranga pasi akuzohet për një plagosje të dyfishtë. Mësohet se Beshiri, ka plagosur me armë zjarr 26-vjeçarin Rexhep Qefalia, ndërsa shokun e këtij të fundit, Redi Myrto, e ka lënë të plagosur, duke e goditu me qytën e pistoletës në qafë dhe në kokë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Zall Herr, buzë një lokali në periferi të Tiranës. Beshiri tashmë është vënë në pranga, dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.5 në Kamëz. E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të bashkëshortes së komandos. Arma me të cilën u kryen plagosjet është sekuestruar.

Ndërkohë, dy të plagosurit janë dërguar në spital, ku po merrin mjekimin e nevojshëm dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Por përse ndodhi sherri, si erdhën dy të plagosurit?

Shkaku dhe ‘molla’ e sherrit që solli dy të plagosur mbrëmjen e sotme në Zall Herr, ka qenë  vëllai i një prej ‘viktimave’, Redi Myrto, Danieli. Mësohet se ky i fundit, është konfliktuar me komandon, që është edhe autori, Klodian Beshiri, pasdreke, ditën e sotme. Më pas, ai ka takuar të vëllanë dhe bashkë me tre persona të tjerë, mes tyre dhe Rexhep Qefalia,  kanë shkuar të përballen me komandon Klodian Beshiri, në një lokal, buzë rruge në Zall Herr. Edhe pse Beshiri ishte nën shoqërinë e gruas, të rinjtë iu afruan që ta godisnin. Ky i fundit, nxorri armën, dhe qëlloi Qefalinë, ndërsa 23-vjeçarin Redi Myrto e goditi me qytën e armës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet daniel myrto klodian beshir plagosje ne zall herr redi myrto rexhep qefalija daniel myrto klodian beshir plagosje ne zall herr redi myrto rexhep qefalija

Sondazh

Poll