Aktualitet

U zunë pas dreke, Redi Myrto mblodhi ‘çunat’ dhe shkoi të përballej me komandon pasi iu zu me të vëllanë, 34-vjeçari

31 Gusht 2020, 20:44 Nga DOSJA
U zunë pas dreke, Redi Myrto mblodhi ‘çunat’ dhe shkoi

TIRANË– Shkaku dhe ‘molla’ e sherrit që solli dy të plagosur mbrëmjen e sotme në Zall Herr, ka qenë  vëllai i një prej ‘viktimave’, Redi Myrto, Danieli. Mësohet se ky i fundit, është konfliktuar me komandon, që është edhe autori, Klodian Beshiri, pasdreke, ditën e sotme.

Më pas, ai ka takuar të vëllanë dhe bashkë me tre persona të tjerë, mes tyre dhe Rexhep Qefalia,  kanë shkuar të përballen me komandon Klodian Beshiri, në një lokal, buzë rruge në Zall Herr.

Edhe pse Beshiri ishte nën shoqërinë e gruas, të rinjtë iu afruan që ta godisnin. Ky i fundit, nxorri armën, dhe qëlloi Qefalinë, ndërsa 23-vjeçarin Redi Myrto e goditi me qytën e armës. Më pas 34-vjeçari u vu në pranga. Ndërsa dy të plagosurit, ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet daniel myrto klodian beshiri plagosje ne zall herr redi myrto rexhep qefalia daniel myrto klodian beshiri plagosje ne zall herr redi myrto rexhep qefalia

Sondazh

Poll