Aktualitet

Mbyllet zyra e hipotekës në Pogradec, bashkëshorti i punonjës del me Covid-19, një pjesë e stafit karantinohet

31 Gusht 2020, 17:44 Nga DOSJA
Mbyllet zyra e hipotekës në Pogradec, bashkëshorti i

POGRADEC– Zyra e hipotekës në Pogradec ka pezulluar punën ditën e sotme. Mësohet se bashkëshorti i një punonjëseje në këto zyra, ka rezultuar i infektuar, një ditë më parë. Për këtë arsye, kjo zyrë është mbyllur, dhe puna do të rifillojë pas disa ditësh.

Po merren masa për dezinfektimin e ambienteve, ndërkohë që mësohet se punonjësja e ZRPP-së në Pogradec, është në pritje të përgjigjes së tamponit. Bashkë me të janë future në karantinë edhe disa punonjës të tjerë, të cilët në varësi të kontakteve, do të bëjnë edhe ata testin.

Ndërkohë, sot, Ministria e Shëndetësisë, ka bërë me dije se katër pacientë të tjerë e kanë humbur jetën, dhe numri i viktimave ka shkuar në 284 në total. 113 të tjerë rezultuan pozitiv me Covid-19 në të gjithë Shqipërinë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllet hipoteksa ne pogradec pogradec mbyllet hipoteksa ne pogradec pogradec

Sondazh

Poll