Aktualitet

‘Nami në fundjavë’/ Rrugorja vendos 1941 gjoba dhe arreston 44 drejtues mjetes, 11 shtetas të huaj që shkelën rregullat

31 Gusht 2020, 19:44 Nga DOSJA
‘Nami në fundjavë’/ Rrugorja vendos 1941 gjoba dhe

TIRANË– Policia Rrugore ka bërë ‘kërdinë’ me gjoba këtë fundjavë. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën me dije se ka pezulluar 145 leje drejtimi dhe ka vënë në pranga drejtues mjetesh, të cilët janë pikasur duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Në njoftim, bëhet me dije gjithashtu se janë vendosur edhe 1941 masa administrative, 286 për përdorim të celularit; 277 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 167 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 756 masa për parkime të gabuara.

11 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj dhe e kanë zgjedhur vetë këtë mënyrë ‘ndëshkimi’, sipas ligjit. Ndërkohë, në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, janë arrestuar 12 drejtues mjetesh, si dhe 32 të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Drejtoria e Policisë Rrugore, 31 gusht 2020. Gjatë 72 orëve të fundit: 145 leje drejtimi të pezulluara, 44 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 1941 masa administrative. Policia Rrugore në të gjithë vendin, përgjatë fundjavës dhe ditës së sotme ka vijuar kontrollet me radar, drager e dronë, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor ???✍, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore?. Gjatë 72 orëve të fundit kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore dhe si rezultat janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 60 deri në 80 km/h, mbi normën e lejuar ?✈️!!!. ??????????. Si rezultat i kontrolleve me radar janë tërhequr 97 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normën e lejuar. Janë vendosur 421 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 23 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë;

11 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj;

277 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 286 për përdorim të celularit;

167 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 756 masa për parkime të gabuara.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 48 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 12 drejtues mjetesh, si dhe 32 të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim që destinacioni të jetë i sigurt. #zbatorregullatudhëtoisigurt
#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos??️
#MosPërdor?gjatë drejtimit të?

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia rrugore shqiperi policia rrugore shqiperi

Sondazh

Poll