Aktualitet

Sherri me dy të plagosur në Zall Herr, arrestohet komandoja, sekuestrohet arma me të cilën qëlloi

31 Gusht 2020, 20:32 Nga DOSJA
Sherri me dy të plagosur në Zall Herr, arrestohet komandoja,

TIRANË– Komandoja, Klodian Beshiri, 34 vjeç, që plagosi dy të rinj mbrëmjen e sotme, është vënë në pranga. Mësohet se ai është vënë në pranga, pranë vendit ku dhe ka ndodhur ngjarja, bizë një lokali në Zall Herr, në periferi të Tiranës. Ndërsa dy personat që plagosi, Rexheo Qefalia dhe Redi Myro, ndodhen në spital. Qefalia ka marrë një plumb, kurse Myron, Beshiri e goditi me qytën e armës në kokë dhe në qafë. 

Njoftimi i policisë Tiranë. Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallezimin e konfliktit mes tre shtetasve. Vihet në pranga autori i dyshuar i plagosjes me armë të 26-vjeçarit dhe plagosjes me qytë të pistoletës të 23-vjeçarit. Para një ore në Zall-Herr, pranë nje lokali, në rrugë, shtetasi K.B., 34 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri në kofshë, shtetasin R. Q., 26 vjeç dhe ka goditur me qytë pistolete në kokë shtetasin R. M., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pa probleme per jeten. Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.5 në Kamëz. Në cilësinë e provës materiale është sekuestrua arma e zjarrit me të cilën autori kryeu plagosjet. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodian beshiri plagosje ne zall herr klodian beshiri plagosje ne zall herr

Sondazh

Poll