Aktualitet

Po rregullonte linjën e internetit, 50-vjeçari nga Vlora bie nga shtylla, në gjendje të rëndë për jetën

31 Gusht 2020, 17:32 Nga DOSJA
Po rregullonte linjën e internetit, 50-vjeçari nga Vlora bie nga

VLORË– Një 50-vjeçar ka rënë nga shtylla dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, në fshatin Fitore.

50-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka hipur në shtyllë për të rregulluar linjën e internetit.

Por fatkeqësisht, ai është rrëzuar nga shtylla. 50-vjeçari është dërguar në spitalin e Vlorës dhe po merr mjekimin e nevojshëm, ndërkohë që bëhet me dije se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll