Aktualitet

Përmbyset furgoni i firmës që po rikonstrukton rrugën e Thethit, plagosen shtatë punonjës, tre në gjendje të rëndë

31 Gusht 2020, 16:31 Nga DOSJA
Përmbyset furgoni i firmës që po rikonstrukton rrugën e

SHKODËR– Shtatë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se shtatë personat, bashkë me disa të tjerë, po udhëtonin me një furgonin e firmës nënkontraktuese që kryejnë punimet në aksin Qaf Thore-Theth, në aksin Shkodër- Bogë, në momentin që mjeti ka dalë nga rruga.

Pasi ka dalë nga rruga, furgoni është përmbysur. Për pasojë, shtatë persona, punonjës të kësaj firme, janë plagosur.

Ambulanca dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Të plagosurit janë duke u dërguar për në spitalin Rajonal të Shkodrës, ndërkohë që po hetohet për shkaqet e këtij aksidenti. Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne shkoder permbyset furgoni ne shkoder plagosen 7 persona ne shkoder aksident ne shkoder permbyset furgoni ne shkoder plagosen 7 persona ne shkoder

Sondazh

Poll