Sport

Pas 15 vjetësh sponsorizime, kompania e veshjeve sportive i thotë lamtumirë Neymar, Champions i humbur dhe Botërori 2018 i k

30 Gusht 2020, 13:31 Nga DOSJA
Pas 15 vjetësh sponsorizime, kompania e veshjeve sportive i thotë

PARIS-Kompania e veshjeve sportive Nike ka deklaruar se do të ndahet nga futbollisti i PSG, Neymar,duke përfunduar marrëveshjen e sponsorizimit pas 15 vjetësh. “Unë mund të konfirmoj që Neymar nuk është më një atlet i Nike”, tha një zëdhënës i gjigantit amerikan të veshjeve sportive, Josh Benedek, pa dhënë detaje të tjera.

Për faqen braziliane “Uol”, Neymar dhe Nike nuk arritën një marrëveshje ekonomike për rinovimin e kontratës së futbollistit sepse kompania e ka parë që lojtari ka humbur shumë në imazh, sidomos gjatë Botërorit 2018, por sidomos me dështimin në finalen e Lisbonës në Champions League, ku PSG humbi në finale përballë Bayern Mynih. Sipas disa media, sulmuesi është në tratativë me gjermanët e Puma. Neymar aktualisht mban rekordin për transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

PSG pagoi 222 milion euro për ta marrë atë nga Barcelona në vitin 2017. Revista Forbes e rendit atë në vendin e shtatë si futbollisti më i paguar në botë, teksa vlerëson fitimet e tij për këtë vit, përfshirë marrëveshjet e sponsorizimit që shkojnë në 95.5 milion dollarë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport neymar nike psg neymar nike psg

Sondazh

Poll