Aktualitet

Aksident i rëndë në Golem/ I përplasin 2 makina mbi urë, vdes nëna, rëndë e bija bashkë me një djalë

31 Gusht 2020, 10:37 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Golem/ I përplasin 2 makina mbi

TIRANË– Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e njohur si “Rrethi i Golemit”, ku ndërroi jetë një gruan dhe u plagos vajza e saj bashkë me një djalë. Nëna me vajzën po ecnin mbi urë së bashku me personin e tretë, kur janë përplasur nga një makinë. Gruaja, me iniciale L.D. banuese në Tiranë, ndërroi jetë në vend nga përplasja, ndërsa e bija është përplasur së bashku me personin tjetër nga një tjetër makinë që i mori përpara. Dy të rinjtë janë plagosur dhe aktualisht ndodhen në spital, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Durrësit. Ndërkohë që si pasojë e aksidentit të ndodhur në aksin Plepa-Rrogozhinë pasi Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur nga puna për zbardhjen e aksidentit.

NJOFTIMI PARAPRAK NGA POLICIA:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.08.2020, rreth orës 12:00, në aksin rrugor tek Rrethi i Golemit në drejtim të Malit të Robit, janë përfshirë në aksident 3 mjete me drejtues shtetasit R.R., J.L., dhe M.D. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit M.D., dhe pasagjerja në mjetin e saj, të cilat u dërguan menjeherë në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne golem policia e shtetit aksident ne golem policia e shtetit

Sondazh

Poll